Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ gjatë një pjese të ditës ose natës bënte marrëdhënie me gratë e tij, të cilat kanë qenë njëmbëdhjetë.” I thashë Enesit: “A mund ta bënte këtë?” Ai tha: “Nëpër bisedat tona përmendnim se Pejgamberit ﷺ i është dhënë fuqia e tridhjetë burrave.” Seidi transmeton nga Katadja se Enesi u ka thënë: “Ato kanë qenë nëntë gra.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ هِشَامٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَدُورُ عَلَى نِسَائِهِ فِي السَّاعَةِ الْوَاحِدَةِ مِنَ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ، وَهُنَّ إِحْدَى عَشْرَةَ. قَالَ: قُلْتُ لأَنَسٍ: أَوَكَانَ يُطِيقُهُ؟ قَالَ: كُنَّا نَتَحَدَّثُ أَنَّهُ أُعْطِيَ قُوَّةَ ثَلاَثِينَ. وَقَالَ سَعِيدٌ عَنْ قَتَادَةَ: إِنَّ أَنَسًا حَدَّثَهُمْ تِسْعُ نِسْوَةٍ.