Sahihu i Buhariut — Hadithi 2682

Dëshmia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejl Nafi ibn Malik ibn Ebu Amiri, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: 1. Kur flet, gënjen; 2. Kur i besohet, tradhton; 3. Kur premton, nuk e mban premtimin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ أَبِي سُهَيْلٍ، نَافِعِ بْنِ مَالِكِ بْنِ أَبِي عَامِرٍ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلاَثٌ: ١. إِذَا حَدَّثَ كَذَبَ، ٢. وَإِذَا اؤْتُمِنَ خَانَ، ٣. وَإِذَا وَعَدَ أَخَلَفَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2682