Sahihu i Buhariut — Hadithi 2684

Dëshmia · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e ky nga Salim Eftasi se Seid ibn Xhubejri tregon: “Një hebre, banor i Hirës, më pyeti: “Cilin prej dy afateve e pranoi Musai?” 1 I thashë: “Nuk e di. Të shkoj te dijetari i arabëve dhe ta pyes.” Kështu, shkova dhe e pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “E pranoi më të gjatin e më të mirin. Kur një i dërguar i Allahut premton diçka, e përmbush atë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: أَخْبَرَنَا سَعِيدُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا مَرْوَانُ بْنُ شُجَاعٍ، عَنْ سَالِمٍ الأَفْطَسِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: سَأَلَنِي يَهُودِيٌّ مِنْ أَهْلِ الْحِيرَةِ: أَىَّ الأَجَلَيْنِ قَضَى مُوسَى؟ قُلْتُ: لاَ أَدْرِي حَتَّى أَقْدَمَ عَلَى حَبْرِ الْعَرَبِ فَأَسْأَلَهُ. فَقَدِمْتُ، فَسَأَلْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ فَقَالَ: قَضَى أَكْثَرَهُمَا وَأَطْيَبَهُمَا، إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ إِذَا قَالَ فَعَلَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2684