{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2687",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2687",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2687",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Harixh ibn Zejd Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Alai, - një grua nga familja e tij, - e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, i ka treguar se Othman ibn Medhunit i ra shorti të vijë te ne kur ensarët hodhën short për t'i strehuar muhaxhirët në Medinë. Kështu, Othman ibn Medhuni banonte te ne. E kaploi një sëmundje, andaj ne e mjekuam dhe u kujdesëm derisa vdiq e pastaj e qefinosëm me rrobat e tij. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne, unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (Othman ibn Medhuni)! Unë jam dëshmitare jotja që Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ më tha: “E ku e di ti se Allahu e ka nderuar?” I thashë: “Nuk e di, t'u bëfsha kurban me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Sa i përket Othmanit, atij i ka ardhur e vërteta (vdekja) dhe unë shpresoj për të mirësinë. Betohem në Allahun se as unë, edhe pse jam i Dërguari i Allahut, nuk di ç'do të bëhet me mua.” Pastaj thashë: “Betohem në Allahun se më s'do të lavdëroj askënd.” Më pas u pikëllova nga kjo gjë dhe, në gjumë, e pashë Othmanin në ëndërr tek po i rridhte një lumë. Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, e ai më tha: “Ajo është vepra e tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dëshmia",
    "position": 52,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/52/deshmia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2687",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Umu Ala Ensarja"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي خَارِجَةُ بْنُ زَيْدٍ الأَنْصَارِيُّ: أَنَّ أُمَّ الْعَلاَءِ، - امْرَأَةً مِنْ نِسَائِهِمْ - قَدْ بَايَعَتِ النَّبِيَّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ أَنَّ عُثْمَانَ بْنَ مَظْعُونٍ طَارَ لَهُ سَهْمُهُ فِي السُّكْنَى حِينَ أَقْرَعَتِ الأَنْصَارُ سُكْنَى الْمُهَاجِرِينَ. قَالَتْ أُمُّ الْعَلاَءِ: فَسَكَنَ عِنْدَنَا عُثْمَانُ بْنُ مَظْعُونٍ، فَاشْتَكَى، فَمَرَّضْنَاهُ حَتَّى إِذَا تُوُفِّيَ وَجَعَلْنَاهُ فِي ثِيَابِهِ دَخَلَ عَلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَيْكَ أَبَا السَّائِبِ، فَشَهَادَتِي عَلَيْكَ لَقَدْ أَكْرَمَكَ اللَّهُ. فَقَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: \"وَمَا يُدْرِيكِ أَنَّ اللَّهَ أَكْرَمَهُ؟\" فَقُلْتُ: لاَ أَدْرِي بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَمَّا عُثْمَانُ فَقَدْ جَاءَهُ - وَاللَّهِ - الْيَقِينُ وَإِنِّي لأَرْجُو لَهُ الْخَيْرَ، وَاللَّهِ مَا أَدْرِي وَأَنَا رَسُولُ اللَّهِ مَا يُفْعَلُ بِي\". قَالَتْ: فَوَاللَّهِ لاَ أُزَكِّي أَحَدًا بَعْدَهُ أَبَدًا، وَأَحْزَنَنِي ذَلِكَ قَالَتْ: فَنِمْتُ فَأُرِيتُ لِعُثْمَانَ عَيْنًا تَجْرِي، فَجِئْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ: \"ذَلِكَ عَمَلُهُ\".",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Harixh ibn Zejd Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Alai, - një grua nga familja e tij, - e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, i ka treguar se Othman ibn Medhunit i ra shorti të vijë te ne kur ensarët hodhën short për t'i strehuar muhaxhirët në Medinë. Kështu, Othman ibn Medhuni banonte te ne. E kaploi një sëmundje, andaj ne e mjekuam dhe u kujdesëm derisa vdiq e pastaj e qefinosëm me rrobat e tij. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne, unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (Othman ibn Medhuni)! Unë jam dëshmitare jotja që Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ më tha: “E ku e di ti se Allahu e ka nderuar?” I thashë: “Nuk e di, t'u bëfsha kurban me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Sa i përket Othmanit, atij i ka ardhur e vërteta (vdekja) dhe unë shpresoj për të mirësinë. Betohem në Allahun se as unë, edhe pse jam i Dërguari i Allahut, nuk di ç'do të bëhet me mua.” Pastaj thashë: “Betohem në Allahun se më s'do të lavdëroj askënd.” Më pas u pikëllova nga kjo gjë dhe, në gjumë, e pashë Othmanin në ëndërr tek po i rridhte një lumë. Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, e ai më tha: “Ajo është vepra e tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2687.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2687.json"
  }
}