{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2690",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2690",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2690",
  "text": "Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa pjesëtarë të fisit të Amër ibn Aufit kishin një zënkë mes vete, andaj Pejgamberi ﷺ shkoi së bashku me disa shokë të vet për t'i pajtuar ata. Në anën tjetër, u afrua koha e namazit, por Pejgamberi ﷺ ende nuk kishte ardhur. Kështu, Bilali e thirri ezanin për namaz, ndërsa Pejgamberi ﷺ s'kishte ardhur akoma. Kështu, Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: - Pejgamberi ﷺ u vonua, ndërkohë koha e namazit tashmë ka hyrë, andaj a po u prin njerëzve në namaz? - Po, nëse do, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin dhe Ebu Bekri doli përpara për t'ua falur namazin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe vazhdoi të ecë nëpërmjet safave derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin, duke u rënë shuplakave, por ai zor se shpërqendrohej në namaz. Për një moment, ai shikoi dhe e pa Pejgamberin ﷺ mbrapa, i cili ia bëri me shenjë për të vazhduar namazin ashtu si ishte. Ebu Bekri i çoi duart dhe e falënderoi Allahun (për atë që Pejgamberi ﷺ e urdhëroi), pastaj u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. Pejgamberi ﷺ kaloi përpara dhe, pasi ua fali namazin, tha: - “O njerëz! Kur po dyshoni në namazin e imamit, po u bini shuplakave? Rrahja e shuplakave është për gratë. Nëse dikush dyshon diçka në namazin e imamit, le të thotë “subhanallah”, sepse kushdo që e dëgjon, ia tërheq vëmendjen. O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të vazhdoje t'ua falje njerëzve namazin pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pajtimi",
    "position": 53,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/53/pajtimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2690",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه: أَنَّ أُنَاسًا مِنْ بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ كَانَ بَيْنَهُمْ شَىْءٌ، فَخَرَجَ إِلَيْهِمُ النَّبِيُّ ﷺ فِي أُنَاسٍ مِنْ أَصْحَابِهِ يُصْلِحُ بَيْنَهُمْ، فَحَضَرَتِ الصَّلاَةُ، وَلَمْ يَأْتِ النَّبِيُّ ﷺ، [فَجَاءَ بِلاَلٌ]، فَأَذَّنَ بِلاَلٌ بِالصَّلاَةِ، وَلَمْ يَأْتِ النَّبِيُّ ﷺ فَجَاءَ إِلَى أَبِي بَكْرٍ فَقَالَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ حُبِسَ، وَقَدْ حَضَرَتِ الصَّلاَةُ فَهَلْ لَكَ أَنْ تَؤُمَّ النَّاسَ؟ فَقَالَ: نَعَمْ إِنْ شِئْتَ. فَأَقَامَ الصَّلاَةَ فَتَقَدَّمَ أَبُو بَكْرٍ، ثُمَّ جَاءَ النَّبِيُّ ﷺ يَمْشِي فِي الصُّفُوفِ، حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ الأَوَّلِ، فَأَخَذَ النَّاسُ بِالتَّصْفِيحِ حَتَّى أَكْثَرُوا، وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ لاَ يَكَادُ يَلْتَفِتُ فِي الصَّلاَةِ، فَالْتَفَتَ فَإِذَا هُوَ بِالنَّبِيِّ ﷺ وَرَاءَهُ فَأَشَارَ إِلَيْهِ بِيَدِهِ، فَأَمَرَهُ يُصَلِّي كَمَا هُوَ، فَرَفَعَ أَبُو بَكْرٍ يَدَهُ، فَحَمِدَ اللَّهَ، ثُمَّ رَجَعَ الْقَهْقَرَى وَرَاءَهُ حَتَّى دَخَلَ فِي الصَّفِّ، وَتَقَدَّمَ النَّبِيُّ ﷺ فَصَلَّى بِالنَّاسِ، فَلَمَّا فَرَغَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: \"يَا أَيُّهَا النَّاسُ! مَا لَكُمْ إِذَا نَابَكُمْ شَىْءٌ فِي صَلاَتِكُمْ أَخَذْتُمْ بِالتَّصْفِيحِ؟ إِنَّمَا التَّصْفِيحُ لِلنِّسَاءِ، مَنْ نَابَهُ شَىْءٌ فِي صَلاَتِهِ فَلْيَقُلْ سُبْحَانَ اللَّهِ، فَإِنَّهُ لا يَسْمَعُهُ أَحَدٌ إِلاَّ الْتَفَتَ، يَا أَبَا بَكْرٍ مَا مَنَعَكَ حِينَ أَشَرْتُ إِلَيْكَ لَمْ تُصَلِّ بِالنَّاسِ؟\" فَقَالَ: مَا كَانَ يَنْبَغِي لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يُصَلِّيَ بَيْنَ يَدَىِ النَّبِيِّ ﷺ.",
    "albanian": "Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa pjesëtarë të fisit të Amër ibn Aufit kishin një zënkë mes vete, andaj Pejgamberi ﷺ shkoi së bashku me disa shokë të vet për t'i pajtuar ata. Në anën tjetër, u afrua koha e namazit, por Pejgamberi ﷺ ende nuk kishte ardhur. Kështu, Bilali e thirri ezanin për namaz, ndërsa Pejgamberi ﷺ s'kishte ardhur akoma. Kështu, Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: - Pejgamberi ﷺ u vonua, ndërkohë koha e namazit tashmë ka hyrë, andaj a po u prin njerëzve në namaz? - Po, nëse do, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin dhe Ebu Bekri doli përpara për t'ua falur namazin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe vazhdoi të ecë nëpërmjet safave derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin, duke u rënë shuplakave, por ai zor se shpërqendrohej në namaz. Për një moment, ai shikoi dhe e pa Pejgamberin ﷺ mbrapa, i cili ia bëri me shenjë për të vazhduar namazin ashtu si ishte. Ebu Bekri i çoi duart dhe e falënderoi Allahun (për atë që Pejgamberi ﷺ e urdhëroi), pastaj u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. Pejgamberi ﷺ kaloi përpara dhe, pasi ua fali namazin, tha: - “O njerëz! Kur po dyshoni në namazin e imamit, po u bini shuplakave? Rrahja e shuplakave është për gratë. Nëse dikush dyshon diçka në namazin e imamit, le të thotë “subhanallah”, sepse kushdo që e dëgjon, ia tërheq vëmendjen. O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të vazhdoje t'ua falje njerëzve namazin pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2690.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2690.json"
  }
}