Sahihu i Buhariut — Hadithi 2693

Pajtimi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah Evsiu dhe Is'hak ibn Muhamed Ferviu, e këtyre dyve u ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se banorët e Kubasë u grindën mes vete, saqë filluan ta gjuajnë njëri-tjetrin me gurë. Kur i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: “Ejani të shkojmë e t'i pajtojmë mes vete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ، وَإِسْحَاقُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْفَرْوِيُّ، قَالاَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ أَهْلَ قُبَاءٍ اقْتَتَلُوا حَتَّى تَرَامَوْا بِالْحِجَارَةِ، فَأُخْبِرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِذَلِكَ فَقَالَ: "اذْهَبُوا بِنَا نُصْلِحُ بَيْنَهُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2693