Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...” , (Nisa, 128) ka thënë: “Fjala është për burrin që te gruaja e vet vëren diç që nuk i pëlqen, siç është pleqëria a diç tjetër, andaj vendos ta shkurorëzojë atë, e cila në atë rast i thotë: “Më mbaj (mos më shkurorëzo) dhe për mua shpenzo aq sa dëshiron.” Kështu, nëse pajtohen mes vete, nuk prish punë të veprojnë ashtu.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: ﴿وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا...﴾ [النساء: ١٢٨] قَالَتْ: هُوَ الرَّجُلُ يَرَى مِنِ امْرَأَتِهِ مَا لاَ يُعْجِبُهُ، كِبَرًا أَوْ غَيْرَهُ، فَيُرِيدُ فِرَاقَهَا فَتَقُولُ: أَمْسِكْنِي، وَاقْسِمْ لِي مَا شِئْتَ. قَالَتْ: فَلاَ بَأْسَ إِذَا تَرَاضَيَا.