Sahihu i Buhariut — Hadithi 2703

Pajtimi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Abdullah Ensariu na ka thënë: Më ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Rrubeja, e bija e Nadrit, ia theu dhëmbin një vajze. Familjes së vajzës i kërkuan të pranojnë shpagim dhe kërkuan t'ua falin, por ata refuzuan. Kështu, shkuan te Pejgamberi ﷺ, i cili urdhëroi të merret haku. Enes ibn Nadri i tha: “O i Dërguari i Allahut, vallë Rrubejës t'i thyhet dhëmbi?! Jo, betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën, se asaj nuk do t'i thyhet dhëmbi!” Pejgamberi ﷺ i tha: “O Enes, Libri i Allahut urdhëron të merret haku.” Por, familja e vajzës u pajtuan që t'ia falin. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ka robër të Allahut, të cilëve, kur betohen në Allahun, Ai ua realizon betimin.” Fezariu shton nga Humejdi, e ky nga Enesi se ka thënë: “Familja e vajzës e pranuan shpagimin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ: أَنَّ أَنَسًا حَدَّثَهُمْ: أَنَّ الرُّبَيِّعَ - وَهِيَ ابْنَةُ النَّضْرِ - كَسَرَتْ ثَنِيَّةَ جَارِيَةٍ، فَطَلَبُوا الأَرْشَ وَطَلَبُوا الْعَفْوَ، فَأَبَوْا فَأَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فَأَمَرَهُمْ بِالْقِصَاصِ. فَقَالَ أَنَسُ بْنُ النَّضْرِ: أَتُكْسَرُ ثَنِيَّةُ الرُّبَيِّعِ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ لاَ وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ لاَ تُكْسَرُ ثَنِيَّتُهَا فَقَالَ: "يَا أَنَسُ كِتَابُ اللَّهِ الْقِصَاصُ". فَرَضِيَ الْقَوْمُ وَعَفَوْا فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ "إِنَّ مِنْ عِبَادِ اللَّهِ مَنْ لَوْ أَقْسَمَ عَلَى اللَّهِ لَأَبَرَّهُ". زَادَ الْفَزَارِيُّ عَنْ حُمَيْدٍ عَنْ أَنَسٍ فَرَضِيَ الْقَوْمُ وَقَبِلُوا الأَرْشَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2703