{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2704",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2704",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2704",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Musai se Hasen Basriu ka thënë: “Betohem në Allahun se Hasen ibn Aliu e ka pritur Muaviun me batalione të mëdha sa kodrat. Amër ibn Asi ka thënë: “Këto batalione që po i shoh, nuk mendoj se do të kthehen pa i vrarë kundërshtarët e vet.” Muaviu, - i cili, për Allahun, ishte më i miri nga të dy, - ia ktheu: “O Amër, nëse këta i vrasin ata, e ata i vrasin këta, kush do të përkujdeset për njerëzit? Kush do të kujdeset për gratë e tyre? Për pasuritë e tyre?” Kështu, i dërgoi dy burra kurejshë nga familja benu abdushems: Abdurrahman ibn Semuren dhe Abdullah ibn Amir ibn Kurejzin, dhe u tha: “Shkoni te ky burrë, i tregoni përse keni shkuar dhe jini këmbëngulës gjatë kërkesës.” Ata shkuan dhe folën me të e u treguan këmbëngulës. Hasen ibn Aliu u tha: “Ne, benu abdulmutalibët, kemi trashëguar nga kjo pasuri (me të cilën i kemi pajtuar njerëzit mes vete), ndërsa ky umet është përmbytur në gjakun e vet.” Ata i thanë: “Ai po të ofron këtë e atë dhe po kërkon prej teje me ngulm.” - E kush ma garanton këtë? - u tha Haseni. - Ne ta garantojmë, - iu përgjigjën ata. Sa herë që Haseni u kërkonte diç, ata i përgjigjeshin: “Ne të garantojmë.” Më në fund ranë dakord dhe Haseni u tha: “E kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në minber me Hasen ibn Aliun anash, herë kthehej nga njerëzit, herë nga Haseni, e u thoshte: “Ky biri im është zotëri. Shpresoj që Allahu nëpërmjet tij t'i pajtojë dy grupe të mëdha të muslimanëve.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ali ibn Abdullahu më ka thënë: “Na është vërtetuar se Haseni e ka dëgjuar këtë hadith nga Ebu Bekrete.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pajtimi",
    "position": 53,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/53/pajtimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2704",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Bekrete"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: سَمِعْتُ الْحَسَنَ يَقُولُ: اسْتَقْبَلَ وَاللَّهِ الْحَسَنُ بْنُ عَلِيٍّ مُعَاوِيَةَ بِكَتَائِبَ أَمْثَالِ الْجِبَالِ فَقَالَ عَمْرُو بْنُ الْعَاصِ: إِنِّي لَأَرَى كَتَائِبَ لاَ تُوَلِّي حَتَّى تَقْتُلَ أَقْرَانَهَا. فَقَالَ لَهُ مُعَاوِيَةُ - وَكَانَ وَاللَّهِ خَيْرَ الرَّجُلَيْنِ -: أَىْ عَمْرُو إِنْ قَتَلَ هَؤُلاَءِ هَؤُلاَءِ وَهَؤُلاَءِ هَؤُلاَءِ: مَنْ لِي بِأُمُورِ النَّاسِ؟ مَنْ لِي بِنِسَائِهِمْ؟، مَنْ لِي بِضَيْعَتِهِمْ؟ فَبَعَثَ إِلَيْهِ رَجُلَيْنِ مِنْ قُرَيْشٍ مِنْ بَنِي عَبْدِ شَمْسٍ: عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ سَمُرَةَ وَعَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَامِرِ بْنِ كُرَيْزٍ، فَقَالَ: اذْهَبَا إِلَى هَذَا الرَّجُلِ فَاعْرِضَا عَلَيْهِ، وَقُولاَ لَهُ، وَاطْلُبَا إِلَيْهِ. فَأَتَيَاهُ، فَدَخَلاَ عَلَيْهِ فَتَكَلَّمَا، وَقَالاَ لَهُ، فَطَلَبَا إِلَيْهِ، فَقَالَ لَهُمَا الْحَسَنُ بْنُ عَلِيٍّ: إِنَّا بَنُو عَبْدِ الْمُطَّلِبِ، قَدْ أَصَبْنَا مِنْ هَذَا الْمَالِ، وَإِنَّ هَذِهِ الأُمَّةَ قَدْ عَاثَتْ فِي دِمَائِهَا. قَالاَ: فَإِنَّهُ يَعْرِضُ عَلَيْكَ كَذَا وَكَذَا وَيَطْلُبُ إِلَيْكَ وَيَسْأَلُكَ. قَالَ: فَمَنْ لِي بِهَذَا؟ قَالاَ: نَحْنُ لَكَ بِهِ. فَمَا سَأَلَهُمَا شَيْئًا إِلاَّ قَالاَ: نَحْنُ لَكَ بِهِ. فَصَالَحَهُ. فَقَالَ الْحَسَنُ: وَلَقَدْ سَمِعْتُ أَبَا بَكْرَةَ يَقُولُ: رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى الْمِنْبَرِ وَالْحَسَنُ بْنُ عَلِيٍّ إِلَى جَنْبِهِ، وَهُوَ يُقْبِلُ عَلَى النَّاسِ مَرَّةً وَعَلَيْهِ أُخْرَى وَيَقُولُ: \"إِنَّ ابْنِي هَذَا سَيِّدٌ، وَلَعَلَّ اللَّهَ أَنْ يُصْلِحَ بِهِ بَيْنَ فِئَتَيْنِ عَظِيمَتَيْنِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ\". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللهِ: قَالَ لِي عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: إِنَّمَا ثَبَتَ لَنَا سَمَاعُ الْحَسَنِ مِنْ أَبِي بَكْرَةَ بِهَذَا الْحَدِيثِ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Musai se Hasen Basriu ka thënë: “Betohem në Allahun se Hasen ibn Aliu e ka pritur Muaviun me batalione të mëdha sa kodrat. Amër ibn Asi ka thënë: “Këto batalione që po i shoh, nuk mendoj se do të kthehen pa i vrarë kundërshtarët e vet.” Muaviu, - i cili, për Allahun, ishte më i miri nga të dy, - ia ktheu: “O Amër, nëse këta i vrasin ata, e ata i vrasin këta, kush do të përkujdeset për njerëzit? Kush do të kujdeset për gratë e tyre? Për pasuritë e tyre?” Kështu, i dërgoi dy burra kurejshë nga familja benu abdushems: Abdurrahman ibn Semuren dhe Abdullah ibn Amir ibn Kurejzin, dhe u tha: “Shkoni te ky burrë, i tregoni përse keni shkuar dhe jini këmbëngulës gjatë kërkesës.” Ata shkuan dhe folën me të e u treguan këmbëngulës. Hasen ibn Aliu u tha: “Ne, benu abdulmutalibët, kemi trashëguar nga kjo pasuri (me të cilën i kemi pajtuar njerëzit mes vete), ndërsa ky umet është përmbytur në gjakun e vet.” Ata i thanë: “Ai po të ofron këtë e atë dhe po kërkon prej teje me ngulm.” - E kush ma garanton këtë? - u tha Haseni. - Ne ta garantojmë, - iu përgjigjën ata. Sa herë që Haseni u kërkonte diç, ata i përgjigjeshin: “Ne të garantojmë.” Më në fund ranë dakord dhe Haseni u tha: “E kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në minber me Hasen ibn Aliun anash, herë kthehej nga njerëzit, herë nga Haseni, e u thoshte: “Ky biri im është zotëri. Shpresoj që Allahu nëpërmjet tij t'i pajtojë dy grupe të mëdha të muslimanëve.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ali ibn Abdullahu më ka thënë: “Na është vërtetuar se Haseni e ka dëgjuar këtë hadith nga Ebu Bekrete.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2704.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2704.json"
  }
}