{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2708",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2708",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2708",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, mes tij dhe një ensariu, i cili kishte qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, ishte shkaktuar një zënkë për një rrjedhë uji nga gurishta, me të cilën ujitnin së bashku, prandaj kishin shkuar te Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Zubejrit: “O Zubejr, ujite kopshtin tënd, pastaj lëshoja ujin fqinjit.” Por, Ensariu u nevrikos dhe tha: “Ngaqë është djali hallës sate, ë?” Të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra dhe i tha (Zubejrit): “Ujite kopshtin tënd dhe bllokoje ujin derisa kopshti të ngopet mirë!” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ ia dha Zubejrit hakun që i takonte, ndërsa pak para kësaj i Dërguari i Allahut ﷺ i propozoi Zubejrit një zgjedhje që i përshtatej edhe atij, edhe ensariut. Por, kur ensariu e hidhëroi të Dërguarin e Allahut ﷺ, ai ia dha Zubejrit të drejtën që i përkiste sipas ligjit të drejtë. Zubejri ka thënë: “Betohem në Allahun se ajeti vijues ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre , e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa, 65)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pajtimi",
    "position": 53,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/53/pajtimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2708",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Zubejr ibn Avami"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ الزُّبَيْرَ كَانَ يُحَدِّثُ أَنَّهُ خَاصَمَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ قَدْ شَهِدَ بَدْرًا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي شِرَاجٍ مِنَ الْحَرَّةِ كَانَا يَسْقِيَانِ بِهِ كِلاَهُمَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِلزُّبَيْرِ: \"اسْقِ يَا زُبَيْرُ ثُمَّ أَرْسِلْ إِلَى جَارِكَ\". فَغَضِبَ الأَنْصَارِيُّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، آنْ كَانَ ابْنَ عَمَّتِكَ؟ فَتَلَوَّنَ وَجْهُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ قَالَ: \"اسْقِ ثُمَّ احْبِسْ حَتَّى يَبْلُغَ الْجَدْرَ\". فَاسْتَوْعَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَئِذٍ حَقَّهُ لِلزُّبَيْرِ، وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَبْلَ ذَلِكَ أَشَارَ عَلَى الزُّبَيْرِ بِرَأْىٍ سَعَةٍ لَهُ وَلِلأَنْصَارِيِّ، فَلَمَّا أَحْفَظَ الأَنْصَارِيُّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اسْتَوْعَى لِلزُّبَيْرِ حَقَّهُ فِي صَرِيحِ الْحُكْمِ. قَالَ عُرْوَةُ: قَالَ الزُّبَيْرُ: وَاللَّهِ مَا أَحْسِبُ هَذِهِ الآيَةَ نَزَلَتْ إِلاَّ فِي ذَلِكَ: ﴿فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا ﴾ [النساء: ٦٥]",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, mes tij dhe një ensariu, i cili kishte qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, ishte shkaktuar një zënkë për një rrjedhë uji nga gurishta, me të cilën ujitnin së bashku, prandaj kishin shkuar te Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Zubejrit: “O Zubejr, ujite kopshtin tënd, pastaj lëshoja ujin fqinjit.” Por, Ensariu u nevrikos dhe tha: “Ngaqë është djali hallës sate, ë?” Të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra dhe i tha (Zubejrit): “Ujite kopshtin tënd dhe bllokoje ujin derisa kopshti të ngopet mirë!” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ ia dha Zubejrit hakun që i takonte, ndërsa pak para kësaj i Dërguari i Allahut ﷺ i propozoi Zubejrit një zgjedhje që i përshtatej edhe atij, edhe ensariut. Por, kur ensariu e hidhëroi të Dërguarin e Allahut ﷺ, ai ia dha Zubejrit të drejtën që i përkiste sipas ligjit të drejtë. Zubejri ka thënë: “Betohem në Allahun se ajeti vijues ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre , e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa, 65)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2708.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2708.json"
  }
}