{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2709",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2709",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2709",
  "text": "Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Më pati vdekur babai dhe pati lënë borxh. Borxhlinjve u ofrova të m'i merrnin pemët e hurmave dhe ç'kishte në to, por ata refuzuan, sepse mendonin se nuk u mjaftonte. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Pasi t'i thyesh dhe t'i lësh për t'u tharë, tregoji të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, ai erdhi së bashku me Ebu Bekrin dhe Omerin, u ul te hurmat dhe u lut që të kenë bereqet, pastaj tha: “Thirri borxhlinjtë dhe kthejua borxhin tërësisht.” Nuk lashë asnjë borxhli të babait tim pa ia kthyer borxhin, madje, në fund, tepruan trembëdhjetë evsukë: shtatë axhve dhe gjashtë leunë, - ose ka thënë: gjashtë axhve dhe shtatë leunë. Në mbrëmje i kreva dhe u takova me të Dërguarin e Allahut ﷺ e i tregova për këtë. Ai qeshi dhe tha: “Shko tregoji Ebu Bekrit dhe Omerit!” Ata thanë: “Kur pamë çfarë veproi i Dërguari i Allahut ﷺ, e dinim se do të ndodhte kështu.” Hishami transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri se ka thënë: “Pas namazit të ikindisë\"; por nuk e ka përmendur fare Ebu Bekrin, e as fjalën: “Ai qeshi.” Po ashtu thotë: “(Xhabiri ka thënë:) Babai im kishte lënë borxh tridhjetë evsukë.” Ndërkaq, Ibn Is'haku transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri: “Pas namazit të drekës.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pajtimi",
    "position": 53,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/53/pajtimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2709",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ وَهْبِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: تُوُفِّيَ أَبِي وَعَلَيْهِ دَيْنٌ، فَعَرَضْتُ عَلَى غُرَمَائِهِ أَنْ يَأْخُذُوا التَّمْرَ بِمَا عَلَيْهِ، فَأَبَوْا وَلَمْ يَرَوْا أَنَّ فِيهِ وَفَاءً، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ، فَقَالَ: \"إِذَا جَدَدْتَهُ فَوَضَعْتَهُ فِي الْمِرْبَدِ آذَنْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ\". فَجَاءَ وَمَعَهُ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ فَجَلَسَ عَلَيْهِ، وَدَعَا بِالْبَرَكَةِ ثُمَّ قَالَ: \"ادْعُ غُرَمَاءَكَ، فَأَوْفِهِمْ\". فَمَا تَرَكْتُ أَحَدًا لَهُ عَلَى أَبِي دَيْنٌ إِلاَّ قَضَيْتُهُ، وَفَضَلَ ثَلاَثَةَ عَشَرَ وَسْقًا سَبْعَةٌ عَجْوَةٌ، وَسِتَّةٌ لَوْنٌ أَوْ سِتَّةٌ عَجْوَةٌ وَسَبْعَةٌ لَوْنٌ. فَوَافَيْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْمَغْرِبَ فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ فَضَحِكَ فَقَالَ: \"ائْتِ أَبَا بَكْرٍ وَعُمَرَ فَأَخْبِرْهُمَا\". فَقَالاَ: لَقَدْ عَلِمْنَا إِذْ صَنَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَا صَنَعَ أَنْ سَيَكُونُ ذَلِكَ. وَقَالَ هِشَامٌ عَنْ وَهْبٍ عَنْ جَابِرٍ: صَلاَةَ الْعَصْرِ. وَلَمْ يَذْكُرْ أَبَا بَكْرٍ وَلاَ ضَحِكَ، وَقَالَ: وَتَرَكَ أَبِي عَلَيْهِ ثَلاَثِينَ وَسْقًا دَيْنًا. وَقَالَ ابْنُ إِسْحَاقَ عَنْ وَهْبٍ عَنْ جَابِرٍ: صَلاَةَ الظُّهْرِ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Më pati vdekur babai dhe pati lënë borxh. Borxhlinjve u ofrova të m'i merrnin pemët e hurmave dhe ç'kishte në to, por ata refuzuan, sepse mendonin se nuk u mjaftonte. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Pasi t'i thyesh dhe t'i lësh për t'u tharë, tregoji të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, ai erdhi së bashku me Ebu Bekrin dhe Omerin, u ul te hurmat dhe u lut që të kenë bereqet, pastaj tha: “Thirri borxhlinjtë dhe kthejua borxhin tërësisht.” Nuk lashë asnjë borxhli të babait tim pa ia kthyer borxhin, madje, në fund, tepruan trembëdhjetë evsukë: shtatë axhve dhe gjashtë leunë, - ose ka thënë: gjashtë axhve dhe shtatë leunë. Në mbrëmje i kreva dhe u takova me të Dërguarin e Allahut ﷺ e i tregova për këtë. Ai qeshi dhe tha: “Shko tregoji Ebu Bekrit dhe Omerit!” Ata thanë: “Kur pamë çfarë veproi i Dërguari i Allahut ﷺ, e dinim se do të ndodhte kështu.” Hishami transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri se ka thënë: “Pas namazit të ikindisë\"; por nuk e ka përmendur fare Ebu Bekrin, e as fjalën: “Ai qeshi.” Po ashtu thotë: “(Xhabiri ka thënë:) Babai im kishte lënë borxh tridhjetë evsukë.” Ndërkaq, Ibn Is'haku transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri: “Pas namazit të drekës.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2709.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2709.json"
  }
}