Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi. Lejthiu më ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdullahu, i biri i Kabit, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke qenë në xhami, i kishte kërkuar Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. Mes tyre shpërtheu një zënkë, andaj u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Ai doli, ngriti perden e derës dhe thirri: - “O Kab!” - Urdhëro, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi. Pejgamberi ﷺ bëri me dorë duke i kërkuar që t'ia falë gjysmën e borxhit. - Po. Ia fala, o i Dërguari i Allahut! - “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur) !” - i tha tjetrit.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ. وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ كَعْبٍ، أَنَّ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ تَقَاضَى ابْنَ أَبِي حَدْرَدٍ دَيْنًا كَانَ لَهُ عَلَيْهِ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ، فَارْتَفَعَتْ أَصْوَاتُهُمَا حَتَّى سَمِعَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي بَيْتٍ، فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَيْهِمَا حَتَّى كَشَفَ سِجْفَ حُجْرَتِهِ، فَنَادَى كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ فَقَالَ: "يَا كَعْبُ!" فَقَالَ: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَأَشَارَ بِيَدِهِ أَنْ ضَعِ الشَّطْرَ. فَقَالَ كَعْبٌ: قَدْ فَعَلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قُمْ فَاقْضِهِ".