{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2711",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2711",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2711",
  "text": "2711, 2712 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Mervani dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregojnë rreth shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe thonë: “Kur Suhejl ibn Amri e shkroi marrëveshjen me Pejgamberin ﷺ (në Hudejbije), nuk pranoi tjetër veçse të kushtëzonte që Pejgamberi ﷺ të kthente çdo kurejsh që do t'i shkonte atij, edhe po të ishte musliman, dhe të mos ndërhynte mes tyre. Besimtarët nuk e donin këtë gjë, e cila i rëndoi shumë, por Suhejli nuk pranonte ndryshe. Kështu, Pejgamberi ﷺ lidhi marrëveshjen me të, me kushtet në fjalë. Atëkohë, ai u detyrua ta kthente Ebu Xhendelin te babai i vet, Suhejl ibn Amri. Gjatë kësaj periudhe, çdokush që vente te Pejgamberi ﷺ, edhe nëse ishte musliman, ai e kthente prapa. Edhe besimtaret erdhën duke bërë hixhret, në mesin e të cilave ishte edhe Umu Kulthum bint Ukbe ibn Ebu Muajti, e cila atëkohë ishte vajzë e re. Familja e saj erdhën dhe kërkuan prej të Dërguarit të Allahut ﷺ t'ua kthente, por nuk ua ktheu, për shkak të ajetit që kishte zbritur: “... kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ta e as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për to...” (Mumtehine, 10)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kushtet",
    "position": 54,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/54/kushtet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2711",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Misver ibn Mahremi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّهُ سَمِعَ مَرْوَانَ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ- رضى الله عنهما - يُخْبِرَانِ عَنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: لَمَّا كَاتَبَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو يَوْمَئِذٍ كَانَ فِيمَا اشْتَرَطَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو عَلَى النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّهُ لاَ يَأْتِيكَ مِنَّا أَحَدٌ - وَإِنْ كَانَ عَلَى دِينِكَ - إِلاَّ رَدَدْتَهُ إِلَيْنَا، وَخَلَّيْتَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُ. فَكَرِهَ الْمُؤْمِنُونَ ذَلِكَ، وَامْتَعَضُوا مِنْهُ، وَأَبَى سُهَيْلٌ إِلاَّ ذَلِكَ، فَكَاتَبَهُ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى ذَلِكَ، فَرَدَّ يَوْمَئِذٍ أَبَا جَنْدَلٍ إِلَى أَبِيهِ سُهَيْلِ بْنِ عَمْرٍو، وَلَمْ يَأْتِهِ أَحَدٌ مِنَ الرِّجَالِ إِلاَّ رَدَّهُ فِي تِلْكَ الْمُدَّةِ، وَإِنْ كَانَ مُسْلِمًا. وَجَاءَ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ، وَكَانَتْ أُمُّ كُلْثُومٍ بِنْتُ عُقْبَةَ بْنِ أَبِي مُعَيْطٍ مِمَّنْ خَرَجَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَئِذٍ - وَهِيَ عَاتِقٌ -، فَجَاءَ أَهْلُهَا يَسْأَلُونَ النَّبِيَّ ﷺ أَنْ يَرْجِعَهَا إِلَيْهِمْ، فَلَمْ يَرْجِعْهَا إِلَيْهِمْ لِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ فِيهِنَّ: ﴿... إِذَا جَاءَكُمُ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ ۖ اللَّـهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ ۖ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ ۖ لَا هُنَّ حِلٌّ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ ۖ ...﴾ [ الممتحنة: ١٠]",
    "albanian": "2711, 2712 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Mervani dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregojnë rreth shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe thonë: “Kur Suhejl ibn Amri e shkroi marrëveshjen me Pejgamberin ﷺ (në Hudejbije), nuk pranoi tjetër veçse të kushtëzonte që Pejgamberi ﷺ të kthente çdo kurejsh që do t'i shkonte atij, edhe po të ishte musliman, dhe të mos ndërhynte mes tyre. Besimtarët nuk e donin këtë gjë, e cila i rëndoi shumë, por Suhejli nuk pranonte ndryshe. Kështu, Pejgamberi ﷺ lidhi marrëveshjen me të, me kushtet në fjalë. Atëkohë, ai u detyrua ta kthente Ebu Xhendelin te babai i vet, Suhejl ibn Amri. Gjatë kësaj periudhe, çdokush që vente te Pejgamberi ﷺ, edhe nëse ishte musliman, ai e kthente prapa. Edhe besimtaret erdhën duke bërë hixhret, në mesin e të cilave ishte edhe Umu Kulthum bint Ukbe ibn Ebu Muajti, e cila atëkohë ishte vajzë e re. Familja e saj erdhën dhe kërkuan prej të Dërguarit të Allahut ﷺ t'ua kthente, por nuk ua ktheu, për shkak të ajetit që kishte zbritur: “... kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ta e as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për to...” (Mumtehine, 10)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2711.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2711.json"
  }
}