Sahihu i Buhariut — Hadithi 2722

Kushtet · Transmetuesi: Rafi ibn Hadixhi

Shqip

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Handhale Zurakiun se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne kemi qenë ensarët që më së shumti posedonim ara, andaj e jepnim tokën me qira. Ndodhte që njëra pjesë e arës të nxirrte prodhime, kurse tjetra jo. Prandaj, na u ndalua kjo praktikë, porse lëshimi me qira në të holla nuk na u ndalua.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: سَمِعْتُ حَنْظَلَةَ الزُّرَقِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ رَافِعَ بْنَ خَدِيجٍ - رضى الله عنه - يَقُولُ: كُنَّا أَكْثَرَ الأَنْصَارِ حَقْلاً، فَكُنَّا نُكْرِي الأَرْضَ، فَرُبَّمَا أَخْرَجَتْ هَذِهِ وَلَمْ تُخْرِجْ ذِهِ، فَنُهِينَا عَنْ ذَلِكَ، وَلَمْ نُنْهَ عَنِ الْوَرِقِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2722