Sahihu i Buhariut — Hadithi 2726

Kushtet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmen Mekiu, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Berira, e cila kishte lidhur kontratë për lirim me pagesë, erdhi tek unë dhe tha: “Oj nëna e besimtarëve, më bli, sepse pronarët e mi po më shesin, e pastaj më liro.” - Po, - i thashë. Më pas, ajo më tha: “Pronarët nuk po më shesin, përveçse me kusht që merita e çrobërimit t'u takojë atyre.” - Nuk kam nevojë për ty asgjë, - iu përgjigja. Pejgamberi ﷺ e dëgjoi këtë, - ose ka thënë: i tregoi dikush, - dhe më pyeti: “Si është puna e Berirës?” Pastaj tha: “Blije dhe liroje, ndërsa ata le të kushtëzojnë ç'të duan.” Kështu, e bleva dhe e lirova, edhe pse pronarët e saj e kishin kushtëzuar që merita e çrobërimit t'u takojë atyre. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin, edhe nëse ata i vënë njëqind kushte.”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ الْمَكِّيُّ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلَتْ عَلَىَّ بَرِيرَةُ وَهِيَ مُكَاتَبَةٌ فَقَالَتْ: يَا أُمَّ الْمُؤْمِنِينَ اشْتَرِينِي فَإِنَّ أَهْلِي يَبِيعُونِي فَأَعْتِقِينِي. قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَتْ: إِنَّ أَهْلِي لاَ يَبِيعُونِي حَتَّى يَشْتَرِطُوا وَلاَئِي. قَالَتْ: لاَ حَاجَةَ لِي فِيكِ. فَسَمِعَ ذَلِكَ النَّبِيُّ ﷺ أَوْ بَلَغَهُ، فَقَالَ: "مَا شَأْنُ بَرِيرَةَ؟" فَقَالَ: "اشْتَرِيهَا فَأَعْتِقِيهَا وَلْيَشْتَرِطُوا مَا شَاءُوا". قَالَتْ: فَاشْتَرَيْتُهَا فَأَعْتَقْتُهَا، وَاشْتَرَطَ أَهْلُهَا وَلاَءَهَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ، وَإِنِ اشْتَرَطُوا مِائَةَ شَرْطٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2726