Sahihu i Buhariut — Hadithi 2727

Kushtet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar: blerjen e mallrave prej karvanëve, para se të arrijnë në treg; që muhaxhiri të shesë për beduinin; që gruaja ta kushtëzojë shkurorëzimin e shemrës për t'u martuar vetë; që njeriu t'i ndërhyjë në tregti vëllait të vet; si dhe ka ndaluar manipulimin e çmimit të ankandit dhe akumulimin e qumështit në gji të bagëtive qëllimisht (për qëllime përfitimi në tregti). (Këtë transmetim nga) Muhamed ibn Arare e kanë fuqizuar Muadhi dhe Abdusamedi, nga Shuëbe. Gunderi dhe Abdurrahmani kanë thënë: “... është ndaluar”, kurse Ademi ka thënë: “Jemi ndaluar.” Nadri dhe Haxhaxhi transmetojnë nga Minhali (shprehjen): “... ka ndaluar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَرْعَرَةَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ ثَابِتٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنِ التَّلَقِّي، وَأَنْ يَبْتَاعَ الْمُهَاجِرُ لِلأَعْرَابِيِّ، وَأَنْ تَشْتَرِطَ الْمَرْأَةُ طَلاَقَ أُخْتِهَا، وَأَنْ يَسْتَامَ الرَّجُلُ عَلَى سَوْمِ أَخِيهِ، وَنَهَى عَنِ النَّجْشِ، وَعَنِ التَّصْرِيَةِ. تَابَعَهُ مُعَاذٌ وَعَبْدُ الصَّمَدِ عَنْ شُعْبَةَ. وَقَالَ غُنْدَرٌ وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ: نُهِيَ. وَقَالَ آدَمُ: نُهِينَا. وَقَالَ النَّضْرُ وَحَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: نَهَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2727