Sahihu i Buhariut — Hadithi 2728

Kushtet · Transmetuesi: Ubej ibn Kab Ensariu

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala ibn Muslimi dhe Amër ibn Dinari, e këta nga Seid ibn Xhubejri, duke plotësuar njëri-tjetrin; Gjithashtu të tjerë kanë transmetuar: E kam dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se ka thënë: Teksa ishim tek Ibn Abasi, Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Musai, i dërguari i Allahut...” dhe e përmendi hadithin. Tek ajeti: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” , (Kehf, 72) Ibn Abasi ka thënë: “E para ka qenë si shkak i harresës, e dyta në formë kushtëzimi dhe e treta qëllimisht. Ai tha: 1. “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”, 2. “Derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau” dhe: 3. “Pastaj vazhduan dhe ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi.” Ibn Abasi, fjalën “veraehum” (pas tyre) në ajet, e ka lexuar me fjalët: “emamehum” (para tyre) ndodhej një mbret...

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُ قَالَ: أَخْبَرَنِي يَعْلَى بْنُ مُسْلِمٍ، وَعَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، يَزِيدُ أَحَدُهُمَا عَلَى صَاحِبِهِ وَغَيْرُهُمَا: قَدْ سَمِعْتُهُ يُحَدِّثُهُ عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: إِنَّا لَعِنْدَ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: حَدَّثَنِي أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مُوسَى رَسُولُ اللَّهِ". فَذَكَرَ الْحَدِيثَ قَالَ: ﴿ أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَنْ تَسْتَطِيعَ مَعِيَ صَبْرًا﴾ [الكهف: ٧٢] كَانَتِ الأُولَى نِسْيَانًا، وَالْوُسْطَى شَرْطًا، وَالثَّالِثَةُ عَمْدًا. ١. ﴿قَالَ لاَ تُؤَاخِذْنِي بِمَا نَسِيتُ وَلاَ تُرْهِقْنِي مِنْ أَمْرِي عُسْرًا﴾ ٢. ﴿لَقِيَا غُلاَمًا فَقَتَلَهُ﴾ ٣. ﴿فَانْطَلَقَا فَوَجَدَا جِدَارًا يُرِيدُ أَنْ يَنْقَضَّ فَأَقَامَهُ﴾ قَرَأَهَا ابْنُ عَبَّاسٍ: أَمَامَهُمْ مَلِكٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2728