{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2730",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2730",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2730",
  "text": "Ebu Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Jahja Ebu Gasan Kinaniu, e këtij i ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur banorët e Hajberit ia nxorën krahët Abdullah ibn Omerit, Omeri u ngrit dhe ligjëroi: “I Dërguari i Allahut ﷺ i ka punësuar hebrenjtë e Hajberit në pronat e tyre dhe u ka thënë: “Do t'ju lëmë këtu, aq sa të dojë Allahu” , e, kur Abdullah ibn Omeri shkoi atje, te prona e vet, ata e sulmuan gjatë natës dhe ia nxorën duart dhe këmbët. Ndërkaq, ne atje nuk kemi armiq të tjerë përveç tyre. Ata janë armiqtë tanë, andaj vetëm ata i akuzojmë, kështu që mendoj t'i dëbojmë.” Kur Omeri përfundimisht vendosi t'i dëbojë, erdhi një person nga fisi i Ebu Hukajkut dhe i tha: “O prijës i besimtarëve, dëshiron të na dëbosh, ndërkohë Muhamedi ﷺ na ka punësuar në ato prona dhe na e ka kushtëzuar këtë gjë?” Omeri ia ktheu: “Po mendon se e kam harruar fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ (drejtuar juve): “Ç'do të bësh kur të të dëbojnë nga Hajberi dhe me net të tëra të të bartë deveja rrugëve të gjata?” Ai tha: “Kjo ka qenë shaka e Ebu Kasimit.” Omeri i tha: “Po gënjen, o armik i Allahut!” Andaj, Omeri i dëboi dhe ua dha produktet që u takonin: devetë dhe gjësende të tjera si mjete të punës, litarë etj. Hamad ibn Seleme e transmeton nga Ubejdullahu, - kujtoj se ka thënë: - nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, në mënyrë të përmbledhur.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kushtet",
    "position": 54,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/54/kushtet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2730",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو أَحْمَدَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يَحْيَى أَبُو غَسَّانَ الْكِنَانِيُّ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا فَدَعَ أَهْلُ خَيْبَرَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ قَامَ عُمَرُ خَطِيبًا فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ عَامَلَ يَهُودَ خَيْبَرَ عَلَى أَمْوَالِهِمْ، وَقَالَ: \"نُقِرُّكُمْ مَا أَقَرَّكُمُ اللَّهُ\". وَإِنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ خَرَجَ إِلَى مَالِهِ هُنَاكَ فَعُدِيَ عَلَيْهِ مِنَ اللَّيْلِ، فَفُدِعَتْ يَدَاهُ وَرِجْلاَهُ، وَلَيْسَ لَنَا هُنَاكَ عَدُوٌّ غَيْرُهُمْ، هُمْ عَدُوُّنَا وَتُهَمَتُنَا، وَقَدْ رَأَيْتُ إِجْلاَءَهُمْ، فَلَمَّا أَجْمَعَ عُمَرُ عَلَى ذَلِكَ أَتَاهُ أَحَدُ بَنِي أَبِي الْحُقَيْقِ، فَقَالَ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، أَتُخْرِجُنَا وَقَدْ أَقَرَّنَا مُحَمَّدٌ ﷺ وَعَامَلَنَا عَلَى الأَمْوَالِ، وَشَرَطَ ذَلِكَ لَنَا؟ فَقَالَ عُمَرُ: أَظَنَنْتَ أَنِّي نَسِيتُ قَوْلَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: \"كَيْفَ بِكَ إِذَا أُخْرِجْتَ مِنْ خَيْبَرَ تَعْدُو بِكَ قَلُوصُكَ، لَيْلَةً بَعْدَ لَيْلَةٍ؟\" فَقَالَ: كَانَتْ ذَلِكَ هُزَيْلَةً مِنْ أَبِي الْقَاسِمِ. فَقَالَ: كَذَبْتَ يَا عَدُوَّ اللَّهِ. فَأَجْلاَهُمْ عُمَرُ وَأَعْطَاهُمْ قِيمَةَ مَا كَانَ لَهُمْ مِنَ الثَّمَرِ مَالاً وَإِبِلاً وَعُرُوضًا، مِنْ أَقْتَابٍ وَحِبَالٍ وَغَيْرِ ذَلِكَ. رَوَاهُ حَمَّادُ بْنُ سَلَمَةَ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، أَحْسِبُهُ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنْ عُمَرَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ، اخْتَصَرَهُ.",
    "albanian": "Ebu Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Jahja Ebu Gasan Kinaniu, e këtij i ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur banorët e Hajberit ia nxorën krahët Abdullah ibn Omerit, Omeri u ngrit dhe ligjëroi: “I Dërguari i Allahut ﷺ i ka punësuar hebrenjtë e Hajberit në pronat e tyre dhe u ka thënë: “Do t'ju lëmë këtu, aq sa të dojë Allahu” , e, kur Abdullah ibn Omeri shkoi atje, te prona e vet, ata e sulmuan gjatë natës dhe ia nxorën duart dhe këmbët. Ndërkaq, ne atje nuk kemi armiq të tjerë përveç tyre. Ata janë armiqtë tanë, andaj vetëm ata i akuzojmë, kështu që mendoj t'i dëbojmë.” Kur Omeri përfundimisht vendosi t'i dëbojë, erdhi një person nga fisi i Ebu Hukajkut dhe i tha: “O prijës i besimtarëve, dëshiron të na dëbosh, ndërkohë Muhamedi ﷺ na ka punësuar në ato prona dhe na e ka kushtëzuar këtë gjë?” Omeri ia ktheu: “Po mendon se e kam harruar fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ (drejtuar juve): “Ç'do të bësh kur të të dëbojnë nga Hajberi dhe me net të tëra të të bartë deveja rrugëve të gjata?” Ai tha: “Kjo ka qenë shaka e Ebu Kasimit.” Omeri i tha: “Po gënjen, o armik i Allahut!” Andaj, Omeri i dëboi dhe ua dha produktet që u takonin: devetë dhe gjësende të tjera si mjete të punës, litarë etj. Hamad ibn Seleme e transmeton nga Ubejdullahu, - kujtoj se ka thënë: - nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, në mënyrë të përmbledhur."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2730.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2730.json"
  }
}