Sahihu i Buhariut — Hadithi 2731

Kushtet · Transmetuesi: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

Shqip

2731, 2732 - Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: “Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Misver ibn Mahremi dhe Mervani (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), rrëfimet e të cilëve përkojnë me njëri-tjetrin, tregojnë: “Vitin e (Marrëveshjes së) Hudejbijes i Dërguari i Allahut ﷺ nisi një udhëtim dhe, kur kaluan një pjesë të rrugës, Pejgamberi ﷺ tha: “Halid ibn Velidi është në Gamim, në krye të një kalorësie nga pararoja e ushtrisë kurejshe, kështu që merrni rrugën djathtas.” Për Allahun, Halidi nuk e ndjeu ardhjen e muslimanëve vetëm pasi i mbërriti pluhuri i ngritur nga marshimi i ushtrisë së tyre. Kështu, ai u kthye me vrap t'i njoftojë kurejshët. Pejgamberi ﷺ marshoi derisa mbërriti në Thenije (rrugë malore), nëpërmjet së cilës shkohej te kurejshët. Deveja e Pejgamberit ﷺ u ul. Njerëzit e ngërmonin dhe përpiqeshin që ta ngrinin, por më kot, kështu që thanë: “Kasvaja (emri i devesë) u bë kokëfortë! Kasvaja u bë kokëfortë!” Pejgamberi ﷺ tha: “Kasvaja nuk është bërë kokëfortë dhe ky nuk është zakoni i saj, por e ndali Ai që e ka ndalur elefantin.” Pastaj shtoi: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, në qoftë se ata (idhujtarët kurejshë) më kushtëzojnë ndonjë veprim, me të cilin realizohet madhërimi i shenjtërive të Allahut, atëherë do të pranoj një gjë të tillë.” Pas kësaj fjale Pejgamberi ﷺ e ngërmoi devenë dhe ajo u ngrit. Pejgamberi ﷺ ndryshoi rrugën derisa zbriti nga deveja në fund të Hudejbijes pranë një pusi me ujë të cekët, ujin e të cilit sahabët e shfrytëzuan duke kursyer goxha shumë, por shumë shpejt e harxhuan tërë ujin dhe iu ankuan të Dërguarit të Allahut ﷺ për etjen që i kishte marrë. Pejgamberi ﷺ mori një shigjetë nga çanta dhe i urdhëroi që ta fusnin në atë pus. Për Allahun, uji filloi të buronte dhe vazhdoi të shtohej, saqë të gjithë njerëzit e shuan etjen dhe nuk patën nevojë për të! Duke qenë në këtë gjendje, aty erdhi Budejl ibn Verka Huzaiu bashkë me disa njerëz të tjerë nga fisi i tij huzaë, - të cilët e këshillonin të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe nuk i mbanin asnjë të fshehtë atij. Këta ishin nga njerëzit e Tihames. - Budejli tha: “I kam lënë Kabin dhe Amër ibn Luejin të ulur tek uji i bollshëm i Hudejbijes së bashku me devetë e qumështit me të vegjlit e tyre. Ata do të të luftojnë dhe nuk do të lejojnë të vizitosh Qabenë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ne nuk kemi ardhur të luftojmë ndokënd, por për të bërë umre. Nuk ka dyshim se lufta i ka dobësuar dhe i ka dëmtuar kurejshët. Prandaj, në qoftë se ata duan, unë do të nënshkruaj armëpushim mes nesh për një periudhë të caktuar, gjatë së cilës ata duhet të mos ndërhyjnë ndërmjet meje dhe popullit arab (fiseve të tjera jobesimtare) . Nëse unë triumfoj (kundrejt fiseve të tjera) , atëherë, nëse ata duan ta përqafojnë Islamin, sikurse fiset e tjera, le ta bëjnë, përndryshe, ata do të jenë të qetë në armëpushim. Por, në qoftë se ata nuk e pranojnë armëpushimin, për Allahun, në Dorën e të Cilit është jeta ime, unë do të luftoj me ta në mbrojtje të çështjes sime, derisa të vritem. Por (jam i bindur se) Allahu me siguri do ta nxjerrë Çështjen e Tij fitimtare.” Budejli tha: “Do t'u tregoj atyre këtë që the.” Kështu, ai u nis derisa arriti te kurejshët dhe u tha: “Ne vijmë nga ai njeri (Muhamedi ﷺ) dhe e dëgjuam të thoshte diçka, të cilën, po deshët, mund t'jua bëjmë të njohur edhe juve.” Mendjelehtët e tyre thanë: “Nuk kemi nevojë të na tregosh asgjë prej tij.” Kurse të mençurit nga mesi i tyre thanë: “Na tregoni çfarë dëgjuat prej tij.” Budejli u tregoi atë që i kishte thënë Pejgamberi ﷺ. Urve ibn Mesudi u ngrit dhe tha: - O popull! A nuk jeni ju bijtë?! - Po, - iu përgjigjën ata. - A nuk jam unë babai? - pyeti ai. - Po, - u përgjigjën. - A dyshoni tek unë? - Jo, - thanë ata. - A nuk e dini se unë e ftova popullin e Ukadhit për t'ju ndihmuar juve dhe, kur ata nuk pranuan, unë solla të afërmit dhe fëmijët e mi dhe ata që m'u bindën (për t'ju ndihmuar)? - pyeti ai. - Po, vërtet. - Ja pra, ky njeri (Pejgamberi ﷺ) ju ka paraqitur një plan të arsyeshëm, prandaj pranojeni atë dhe më lejoni që unë të shkoj tek ai (të takohem), - u tha Urve ibn Mesudi. Ata i thanë se mund ta takonte atë. Kështu, ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe filloi t'i fliste, ndërsa Pejgamberi ia tha pothuajse të njëjtat fjalë që ia kishte thënë Budejlit. Pas kësaj Urve tha: “O Muhamed! A nuk ngurron të çrrënjosësh marrëdhëniet me popullin tënd? A ke dëgjuar ndonjëherë para teje ndonjë arab të shkatërrojë të afërmit e vet? Në anën tjetër, në qoftë se ndodh e kundërta (atëherë askush nuk do të të ndihmojë, se), për Allahun, unë nuk shoh me ty njerëz fisnikë, por njerëz nga fise të ndryshme, të cilët do t'ia mbathin duke të të lënë të vetëm.” Kur dëgjoi këtë, Ebu Bekri e fyeu rëndë dhe pastaj i tha: “Vallë, ne t'ia mbathim dhe ta braktisim (Pejgamberin ﷺ)?!” Urve pyeti: “Kush është ai?” I thanë se është Ebu Bekri. Urve i tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është jeta ime! Po të mos ishte një mirësi që më ke bërë, e të cilën nuk ta kam kthyer, do të të kundërpërgjigjesha.” Pastaj Urve vazhdoi t'i fliste Pejgamberit ﷺ dhe t'ia prekte mjekrën, ndërsa Mugire ibn Shuëbe, me shpatë në dorë dhe me përkrenare në kokë, i rrinte pranë Pejgamberit ﷺ. Sa herë që Urve e zgjaste dorën për ta prekur mjekrën e Pejgamberit ﷺ, Mugire ia shtynte dorën me dorezën e shpatës dhe i thoshte: “Hiqe dorën nga mjekra e të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Urve ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky? I thanë se është Mugire ibn Shuëbe.” Urve tha: “O tradhtar! A nuk po bëj të pamundurën për të parandaluar pasojat e këqija të tradhtisë sate?” Vërtet, para se të përqafonte Islamin, Mugire ibn Shuëbe kishte qenë me disa njerëz, të cilët i kishte vrarë dhe ua kishte marrë pasurinë, pastaj kishte shkuar (në Medinë) dhe kishte përqafuar Islamin. (Pas kësaj) Pejgamberi ﷺ i kishte thënë: “Sa për Islamin tënd, unë e pranoj atë, por nuk marr asgjë nga pasuria jote.” Pastaj Urve filloi t'i vëzhgojë shokët e Pejgamberit ﷺ. Për Allahun, sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ pështynte, pështyma binte në dorën e ndonjërit prej shokëve të tij, i cili fërkonte me të fytyrën dhe trupin e tij. Në qoftë se ai i urdhëronte, ata menjëherë i zbatonin urdhrat e tij. Në qoftë se merrte abdes, ata nxitonin kush të merrte më parë ujin e mbetur dhe, kur i flisnin, e ulnin zërin dhe nuk e shikonin gjatë në fytyrë, nga respekti për të. Pastaj Urve u kthye te njerëzit e vet dhe u tha: “O njerëzit e mi! Për Allahun, unë kam qenë te mbretërit, kam qenë te cezari (perandori i Bizantit), te kisrai (perandori i Persisë) dhe te nexhashiu (perandori i Abisinisë), megjithatë kurrë nuk kam parë ndonjërin prej tyre të respektohet nga oborrtarët e tyre aq shumë sa e respektojnë shokët e vet Muhamedin. Për Allahun, kur ai pështynte, pështyma e tij binte në duart e ndonjërit prej shokëve të tij, i cili fërkonte me të fytyrën dhe trupin. Kur ai i urdhëronte, ata e zbatonin menjëherë urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata ziheshin kush të merrte i pari ujin e mbetur. Kur flisnin (para tij), e ulnin zërin dhe nuk e shikonin atë gjatë në fytyrë, nga respekti i madh për të! Pa dyshim, ai ju ka ofruar një zgjedhje të arsyeshme, kështu që, ju lutem ta pranoni atë!” Një burrë nga fisi benu kinane tha: “Më lejoni të shkoj tek ai”, gjë që ata e bënë. Kur ai iu afrua Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij, i Dërguari Allahut ﷺ tha: “Ai është filani, nga fisi që i respekton devetë e shënjuara për kurban. Sillni pra ato deve para tij!” Kështu, njerëzit i sollën devetë para tij dhe e pritën atë, ndërkohë e thoshin telbijen me zë të lartë. Kur ai vështroi këtë pamje, tha: “Lavdi i qoftë Allahut! Nuk është aspak e denjë t'i ndalosh këta njerëz nga vizita e Qabesë.” Kur u kthye te njerëzit e vet, u tha: “Pashë devetë e kurbanit të kurorëzuara dhe të shënjuara, andaj mendoj se nuk është e udhës t'i pengojmë të vizitojnë Qabenë.” Atëherë u ngrit një burrë tjetër i quajtur Mikrez ibn Hafsi dhe kërkoi që ta lejonin të shkonte edhe ai te Muhamedi ﷺ. Ata e lanë të shkojë. Kur ai iu afrua muslimanëve, Pejgamberi ﷺ tha: “Ky është Mikrezi, është njeri i lig.” Ai filloi t'i flasë Pejgamberit ﷺ, kur, ja, erdhi Suhejl ibn Amri. Mameri ka thënë: “Më ka rrëfyer Ejubi nga Ikrime se, me t'u paraqitur Suhejl ibn Amri, Pejgamberi ﷺ tha: “Tani çështja juaj u lehtësua.” Mameri ka thënë: “Zuhriu, në hadithin e tij, ka thënë: “Kur erdhi Suhejl ibn Amri, i tha Pejgamberit ﷺ: “Eja të shkruash një marrëveshje paqeje mes nesh.” Pejgamberi ﷺ thirri shkruesin dhe i tha: “Shkruaj: "Bismilahi Rrahmani Rrahim (Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) .” Suhejli e ndërpreu duke thënë: “Sa i përket “Errahman” (të Gjithëmëshirshmit), për Allahun, nuk di ç'do të thotë, por shkruaje: “Bismike Allahume (Me Emrin Tënd, o Allah)”, ashtu siç e ke pasë shkruar në të kaluarën.” Muslimanët thanë: “Për Allahun, ne do të shkruajmë vetëm “Bismilahi Rrahmani Rrahim!” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ tha: “Shkruaje: “Bismike Allahume (Me Emrin Tënd, o Allah) !” Pastaj ai diktoi: “Kjo është marrëveshja e paqes që ka arritur Muhamedi, i Dërguari i Allahut...” , por Suhejli ndërhyri sërish: “Për Allahun, po ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të ndalonim që të vizitoje Qabenë dhe nuk do të të luftonim, prandaj shkruaje: "Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Për Allahun, sigurisht që unë jam i Dërguari i Allahut, edhe në qoftë se ju njerëz më mohoni e nuk më besoni për të tillë. Megjithatë shkruaje: “Muhamedi, i biri i Abdullahut.” - Zuhriu ka thënë: “Ky deklarim i Pejgamberit ﷺ ishte si pasojë e fjalës së tij të mëhershme: “Në qoftë se ata (idhujtarët kurejshë) më kushtëzojnë ndonjë veprim, me të cilin realizohet madhërimi i shenjtërive të Allahut, atëherë do të pranoj një gjë të tillë.” - Pastaj Pejgamberi iu drejtua Suhejlit: “Me kusht që të na lejoni të vizitojmë Qabenë dhe të bëjmë tavaf rreth saj.” Suhejli tha: “Për Allahun, ne nuk do t'ju lejojmë (këtë vit), me qëllim që të mos u japim shkas arabëve të thonë se kemi qenë nën presionin tuaj, por do t'ju lejojmë vitin tjetër”, - dhe kështu u shkrua. Pastaj Suhejli shtoi: “Po ashtu, ne kushtëzojmë që ju të na ktheni këdo tonin që vjen te ju, edhe nëse është në fenë tënde.” Muslimanët thanë: “Subhanallah! Si t'u kthehet një njeri i tillë idhujtarëve pasi të jetë bërë musliman?!” Ndërkohë që të gjithë ata ishin në këtë gjendje, Ebu Xhendeli, i biri i Suhejl ibn Amrit, duke ecur me vështirësi me pranga në këmbë, erdhi nga lugina e Mekës, derisa ra ndërmjet muslimanëve. Suhejli tha: “O Muhamed, ky është kushti i parë me të cilin ne bëmë paqe me ty: që atë të ma kthesh mua.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ende nuk e kemi lidhur marrëveshjen.” Suhejli tha: “Për Allahun, atëherë nuk do të lidh kurrfarë marrëveshje paqeje me ty!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Atëherë, ma lër vetëm atë.” Ai tha: “Jo, nuk ta lë!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Pa bëje këtë!” Ai tha: “Jo, nuk e bëj.” Mikrezi (ndërhyri dhe) tha: “Përkundrazi, po ta lëmë ty (o Muhamed ﷺ).” Ebu Xhendeli tha: “O ju muslimanë! A të kthehem përsëri tek idhujtarët, edhe pse tashmë kam ardhur si musliman? A nuk e shihni sa shumë kam vuajtur?!” Ebu Xhendeli ishte ndëshkuar ashpër për shkak të besimit të tij në Allahun. Omeri tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë: “A nuk je ti me të vërtetë i Dërguari i Allahut?!” Ai tha: “Po, pa dyshim që jam!” I thashë: “A nuk jemi ne në të vërtetën dhe armiku në të kotën?!” Ai tha: “Po, pa dyshim!” I thashë: “Atëherë, pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai tha: “Unë vërtet që jam i Dërguari i Allahut, dhe nuk tregohem i pabindur ndaj Tij, prandaj Ai do të më bëjë triumfues!” I thashë: “A nuk na the se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?!” Ai tha: “Po, ama mos të kam thënë se atje do të shkojmë këtë vit?” I thashë që jo. Ai më tha: “E po, do ta vizitosh Qabenë dhe do të bësh tavaf rreth saj!” Pastaj shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë: “A nuk është ai me të vërtetë i Dërguari i Allahut?!” Ai tha: “Po, pa dyshim që është.” I thashë: “A nuk jemi ne në të vërtetën, kurse armiku ynë në të kotën?!” Ai tha: “Po, pa dyshim.” I thashë: “Atëherë, pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai tha: “Or burrë! Ai sigurisht që është i Dërguari i Allahut, por nuk është i pabindur ndaj Zotit, i Cili do ta bëjë triumfues! Ndiqe atë me vendosmëri, se, për Allahun, ai është në të vërtetën!” I thashë: “A nuk na tha se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?” Ai tha: “Po, ama mos të ka thënë se atje do të shkojmë këtë vit?” I thashë që jo. Ai tha: “E po, me siguri do ta vizitosh Qabenë dhe do të bësh tavaf rreth saj.” Zuhriu ka thënë: “Omeri ka thënë: “Më pas pata bërë shumë vepra të mira për të shlyer këtë (gabim) që kisha bërë.” Rrëfimi i ngjarjes vazhdon nga treguesit e parë: “Kur përfundoi shkrimi i marrëveshjes së paqes, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha shokëve të tij: “Ngrihuni e therni kurbanet dhe rruani kokat tuaja.” Për Allahun, asnjë prej tyre nuk u ngrit, edhe pse ai u tha tri herë! Atëherë, ai i la dhe shkoi tek Umu Seleme e i tregoi për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A do që të zbatohet urdhri yt? Dil dhe mos i thuaj askujt asnjë fjalë derisa të therësh kurbanin tënd! Pastaj thirre berberin të të rruajë kokën!” Kështu, Pejgamberi ﷺ doli dhe asnjërit prej tyre nuk i tha asnjë fjalë, derisa i kreu të dy veprimet: theri kurbanin e pastaj thirri berberin e vet, i cili ia rrojti kokën. Sapo panë një gjë të tillë, shokët e Pejgamberit ﷺ u ngritën, therën kurbanet e tyre dhe filluan t'ia rruajnë kokat njëri-tjetrit. Nga hidhërimi, veç sa nuk dëmtuan njëri-tjetrin. Më pas disa gra besimtare shkuan te Pejgamberi ﷺ (për të shpallur Islamin e tyre). Nga kjo, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “O besimtarë, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin tek) ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ta e as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për to . Kthejuani jobesimtarëve mehrin, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t'i merrni ato për bashkëshorte, pasi t'u jepni mehrin. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si mehër) , por edhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë (si mehër). Ky është ligji i Allahut, Ai gjykon mes jush; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.” (Mumtehine, 10) Atëherë Omeri i shkurorëzoi dy gra të tij që ishin idhujtare. Më vonë me njërën prej tyre u martua Muavi ibn Ebu Sufjani, ndërsa me tjetrën u martua Safvan ibn Umeje. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye në Medinë, tek ai shkoi Ebu Besiri, - një burrë kurejsh, - i cili ishte bërë musliman. Idhujtarët dërguan në ndjekje të tij dy burra, të cilët i thanë Pejgamberit ﷺ: “Përmbaju premtimit që na ke dhënë.” Kështu, Pejgamberi ﷺ ua dorëzoi atyre. Ata e morën Ebu Besirin derisa arritën në Dhul Hulejfe, ku zbritën nga kafshët për të ngrënë pak hurma që kishin me vete. Ebu Besiri i tha njërit prej tyre: “Për Allahun, o filan, shoh që paske një shpatë të mrekullueshme! Ai e nxori shpatën (nga këllëfi) dhe tha: “Për Allahun, vërtet është shumë e mirë dhe e kam provuar shumë herë!” Ebu Besiri i tha: “Ma lër ta shoh.” Kur ai ia dha shpatën, Ebu Besiri e goditi me të dhe e la të vdekur, ndërsa shoku i tij iku me vrap, derisa arriti në Medinë dhe hyri me vrap në xhami. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e pa atë, tha: “Ky njeri duket shumë i frikësuar.” Kur ai u afrua te Pejgamberi ﷺ, tha: “Shoku im u vra. Edhe unë do të isha vrarë.” Më pas shkoi Ebu Besiri dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, për Allahun, Ai të bëri ty që t'i përmbushësh detyrimet duke më kthyer tek ata (jobesimtarët), por Allahu më shpëtoi prej tyre.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mjerë nëna e tij! Çfarë luftëndezësi i shkëlqyer do të ishte, sikur të kishte mbështetës!” Kur Ebu Besiri dëgjoi këto fjalë, e kuptoi se Pejgamberi ﷺ do ta kthente përsëri në duart e idhujtarëve, kështu që iku, derisa arriti në breg të detit. Edhe Ebu Xhendeli u iku idhujtarëve (mekas) dhe shkoi e u bashkua me Ebu Besirin. Kështu, më tej, sa herë që ndonjë nga kurejshët përqafonte Islamin, i bashkëngjitej Ebu Besirit, derisa u bënë një grup i fortë. Për Allahun, sa herë që dëgjonin për ndonjë karvan kurejshish që drejtohej për në Sham, ata e sulmonin karvanin, i vrisnin të pafetë dhe ua merrnin pasurinë! Për këtë arsye kurejshët i dërguan mesazh Pejgamberit ﷺ duke i kërkuar që, për hir të Allahut dhe të farefisit, të çonte (lajmës tek Ebu Besiri dhe shokët e tij) e t'u premtonte se, cilido prej tyre që do të kthehej te Pejgamberi ﷺ, do të ishte i mbrojtur. Kështu, Pejgamberi ﷺ u dërgoi atyre (njoftim për këtë), ndërsa Allahu i Madhëruar shpalli ajetet: “Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi jua dha fitoren mbi ta. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju. Jobesimtarët ju penguan t'i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i dinit, të cilët mund t'i sulmonit pa e ditur, e kështu të turpëroheshit (Allahu do t'ju kishte urdhëruar t'i luftonit idhujtarët mekas). (Këtë e bëri) që Allahu të marrë në mëshirën e Vet kë të dojë. Sikur besimtarët të ishin të veçuar, Ne do t'i ndëshkonim jobesimtarët (mekas) me dënim të dhembshëm. Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e devotshmërisë (ndaj Allahut) . Ata ishin më parësorë e më të denjë për të (Qabenë) . Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Fet'h, 24-26) Zelltaria e tyre pagane nënkupton faktin se ata nuk dëshmuan (dhe nuk shkruan në aktin e marrëveshjes) se ai (Muhamedi ﷺ) ishte i Dërguari i Allahut, nuk pranuan të shkruhej: “Bismilahi Rrahmani Rrahim (Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit)” dhe i ndaluan muslimanët të vizitonin Qabenë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي الزُّهْرِيُّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، عَنِ الْمِسْوَرِ بْنِ مَخْرَمَةَ، وَمَرْوَانَ، - يُصَدِّقُ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا حَدِيثَ صَاحِبِهِ - قَالَا: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ زَمَنَ الْحُدَيْبِيَةِ، حَتَّى إِذَا كَانُوا بِبَعْضِ الطَّرِيقِ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ خَالِدَ بْنَ الْوَلِيدِ بِالْغَمِيمِ فِي خَيْلٍ لِقُرَيْشٍ طَلِيعَةً فَخُذُوا ذَاتَ الْيَمِينِ". فَوَاللَّهِ مَا شَعَرَ بِهِمْ خَالِدٌ حَتَّى إِذَا هُمْ بِقَتَرَةِ الْجَيْشِ، فَانْطَلَقَ يَرْكُضُ نَذِيرًا لِقُرَيْشٍ، وَسَارَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى إِذَا كَانَ بِالثَّنِيَّةِ الَّتِي يُهْبَطُ عَلَيْهِمْ مِنْهَا، بَرَكَتْ بِهِ رَاحِلَتُهُ. فَقَالَ النَّاسُ: حَلْ حَلْ. فَأَلَحَّتْ، فَقَالُوا: خَلأَتِ الْقَصْوَاءُ، خَلأَتِ الْقَصْوَاءُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَا خَلأَتِ الْقَصْوَاءُ، وَمَا ذَاكَ لَهَا بِخُلُقٍ، وَلَكِنْ حَبَسَهَا حَابِسُ الْفِيلِ، ثُمَّ قَالَ: وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لاَ يَسْأَلُونِي خُطَّةً يُعَظِّمُونَ فِيهَا حُرُمَاتِ اللَّهِ إِلاَّ أَعْطَيْتُهُمْ إِيَّاهَا". ثُمَّ زَجَرَهَا فَوَثَبَتْ قَالَ: فَعَدَلَ عَنْهُمْ حَتَّى نَزَلَ بِأَقْصَى الْحُدَيْبِيَةِ، عَلَى ثَمَدٍ قَلِيلِ الْمَاءِ يَتَبَرَّضُهُ النَّاسُ تَبَرُّضًا، فَلَمْ يُلَبِّثْهُ النَّاسُ حَتَّى نَزَحُوهُ، وَشُكِيَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْعَطَشُ، فَانْتَزَعَ سَهْمًا مِنْ كِنَانَتِهِ، ثُمَّ أَمَرَهُمْ أَنْ يَجْعَلُوهُ فِيهِ، فَوَاللَّهِ مَا زَالَ يَجِيشُ لَهُمْ بِالرِّيِّ حَتَّى صَدَرُوا عَنْهُ، فَبَيْنَمَا هُمْ كَذَلِكَ، إِذْ جَاءَ بُدَيْلُ بْنُ وَرْقَاءَ الْخُزَاعِيُّ فِي نَفَرٍ مِنْ قَوْمِهِ مِنْ خُزَاعَةَ، - وَكَانُوا عَيْبَةَ نُصْحِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنْ أَهْلِ تِهَامَةَ -، فَقَالَ: إِنِّي تَرَكْتُ كَعْبَ بْنَ لُؤَىٍّ وَعَامِرَ بْنَ لُؤَىٍّ نَزَلُوا أَعْدَادَ مِيَاهِ الْحُدَيْبِيَةِ، وَمَعَهُمُ الْعُوذُ الْمَطَافِيلُ، وَهُمْ مُقَاتِلُوكَ وَصَادُّوكَ عَنِ الْبَيْتِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّا لَمْ نَجِئْ لِقِتَالِ أَحَدٍ، وَلَكِنَّا جِئْنَا مُعْتَمِرِينَ، وَإِنَّ قُرَيْشًا قَدْ نَهِكَتْهُمُ الْحَرْبُ، وَأَضَرَّتْ بِهِمْ، فَإِنْ شَاءُوا مَادَدْتُهُمْ مُدَّةً، وَيُخَلُّوا بَيْنِي وَبَيْنَ النَّاسِ، فَإِنْ أَظْهَرْ فَإِنْ شَاءُوا أَنْ يَدْخُلُوا فِيمَا دَخَلَ فِيهِ النَّاسُ فَعَلُوا، وَإِلاَّ فَقَدْ جَمُّوا، وَإِنْ هُمْ أَبَوْا فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لَأُقَاتِلَنَّهُمْ عَلَى أَمْرِي هَذَا حَتَّى تَنْفَرِدَ سَالِفَتِي، وَلَيُنْفِذَنَّ اللَّهُ أَمْرَهُ". فَقَالَ بُدَيْلٌ: سَأُبَلِّغُهُمْ مَا تَقُولُ. قَالَ: فَانْطَلَقَ حَتَّى أَتَى قُرَيْشًا قَالَ: إِنَّا قَدْ جِئْنَاكُمْ مِنْ هَذَا الرَّجُلِ، وَسَمِعْنَاهُ يَقُولُ قَوْلاً، فَإِنْ شِئْتُمْ أَنْ نَعْرِضَهُ عَلَيْكُمْ فَعَلْنَا، فَقَالَ سُفَهَاؤُهُمْ: لاَ حَاجَةَ لَنَا أَنْ تُخْبِرَنَا عَنْهُ بِشَىْءٍ. وَقَالَ ذَوُو الرَّأْىِ مِنْهُمْ: هَاتِ مَا سَمِعْتَهُ يَقُولُ. قَالَ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ كَذَا وَكَذَا، فَحَدَّثَهُمْ بِمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ. فَقَامَ عُرْوَةُ بْنُ مَسْعُودٍ فَقَالَ: أَىْ قَوْمِ أَلَسْتُمْ بِالْوَلَدِ؟ قَالُوا: بَلَى. قَالَ: أَوَلَسْتُ بِالْوَالِدِ؟ قَالُوا: بَلَى. قَالَ: فَهَلْ تَتَّهِمُونِي؟ قَالُوا: لاَ. قَالَ: أَلَسْتُمْ تَعْلَمُونَ أَنِّي اسْتَنْفَرْتُ أَهْلَ عُكَاظٍ، فَلَمَّا بَلَّحُوا عَلَىَّ جِئْتُكُمْ بِأَهْلِي وَوَلَدِي وَمَنْ أَطَاعَنِي؟ قَالُوا: بَلَى. قَالَ: فَإِنَّ هَذَا قَدْ عَرَضَ لَكُمْ خُطَّةَ رُشْدٍ، اقْبَلُوهَا وَدَعُونِي آتِهِ. قَالُوا: ائْتِهِ. فَأَتَاهُ فَجَعَلَ يُكَلِّمُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ نَحْوًا مِنْ قَوْلِهِ لِبُدَيْلٍ، فَقَالَ عُرْوَةُ عِنْدَ ذَلِكَ: أَىْ مُحَمَّدُ، أَرَأَيْتَ إِنِ اسْتَأْصَلْتَ أَمْرَ قَوْمِكَ هَلْ سَمِعْتَ بِأَحَدٍ مِنَ الْعَرَبِ اجْتَاحَ أَهْلَهُ قَبْلَكَ؟ وَإِنْ تَكُنِ الأُخْرَى، فَإِنِّي وَاللَّهِ لَأَرَى وُجُوهًا، وَإِنِّي لَأَرَى أَوْشَابًا مِنَ النَّاسِ خَلِيقًا أَنْ يَفِرُّوا وَيَدَعُوكَ. فَقَالَ لَهُ أَبُو بَكْرٍ: امْصُصْ بَظْرَ اللاَّتِ، أَنَحْنُ نَفِرُّ عَنْهُ وَنَدَعُهُ؟ فَقَالَ: مَنْ ذَا؟ قَالُوا: أَبُو بَكْرٍ. قَالَ: أَمَا وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَوْلاَ يَدٌ كَانَتْ لَكَ عِنْدِي لَمْ أَجْزِكَ بِهَا لأَجَبْتُكَ. قَالَ: وَجَعَلَ يُكَلِّمُ النَّبِيَّ ﷺ فَكُلَّمَا تَكَلَّمَ أَخَذَ بِلِحْيَتِهِ، وَالْمُغِيرَةُ بْنُ شُعْبَةَ قَائِمٌ عَلَى رَأْسِ النَّبِيِّ ﷺ وَمَعَهُ السَّيْفُ وَعَلَيْهِ الْمِغْفَرُ، فَكُلَّمَا أَهْوَى عُرْوَةُ بِيَدِهِ إِلَى لِحْيَةِ النَّبِيِّ ﷺ ضَرَبَ يَدَهُ بِنَعْلِ السَّيْفِ، وَقَالَ لَهُ: أَخِّرْ يَدَكَ عَنْ لِحْيَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَرَفَعَ عُرْوَةُ رَأْسَهُ فَقَالَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: الْمُغِيرَةُ بْنُ شُعْبَةَ. فَقَالَ: أَىْ غُدَرُ، أَلَسْتُ أَسْعَى فِي غَدْرَتِكَ؟ وَكَانَ الْمُغِيرَةُ صَحِبَ قَوْمًا فِي الْجَاهِلِيَّةِ، فَقَتَلَهُمْ، وَأَخَذَ أَمْوَالَهُمْ، ثُمَّ جَاءَ فَأَسْلَمَ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمَّا الإِسْلاَمَ فَأَقْبَلُ، وَأَمَّا الْمَالَ فَلَسْتُ مِنْهُ فِي شَىْءٍ". ثُمَّ إِنَّ عُرْوَةَ جَعَلَ يَرْمُقُ أَصْحَابَ النَّبِيِّ ﷺ بِعَيْنَيْهِ. قَالَ: فَوَاللَّهِ مَا تَنَخَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ نُخَامَةً إِلاَّ وَقَعَتْ فِي كَفِّ رَجُلٍ مِنْهُمْ فَدَلَكَ بِهَا وَجْهَهُ وَجِلْدَهُ، وَإِذَا أَمَرَهُمُ ابْتَدَرُوا أَمْرَهُ، وَإِذَا تَوَضَّأَ كَادُوا يَقْتَتِلُونَ عَلَى وَضُوئِهِ، وَإِذَا تَكَلَّمَ خَفَضُوا أَصْوَاتَهُمْ عِنْدَهُ، وَمَا يُحِدُّونَ إِلَيْهِ النَّظَرَ تَعْظِيمًا لَهُ، فَرَجَعَ عُرْوَةُ إِلَى أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: أَىْ قَوْمِ، وَاللَّهِ لَقَدْ وَفَدْتُ عَلَى الْمُلُوكِ، وَوَفَدْتُ عَلَى قَيْصَرَ وَكِسْرَى وَالنَّجَاشِيِّ وَاللَّهِ إِنْ رَأَيْتُ مَلِكًا قَطُّ، يُعَظِّمُهُ أَصْحَابُهُ مَا يُعَظِّمُ أَصْحَابُ مُحَمَّدٍ ﷺ مُحَمَّدًا، وَاللَّهِ إِنْ يَتَنَخَّمَ نُخَامَةً إِلاَّ وَقَعَتْ فِي كَفِّ رَجُلٍ مِنْهُمْ، فَدَلَكَ بِهَا وَجْهَهُ وَجِلْدَهُ، وَإِذَا أَمَرَهُمُ ابْتَدَرُوا أَمْرَهُ وَإِذَا تَوَضَّأَ كَادُوا يَقْتَتِلُونَ عَلَى وَضُوئِهِ، وَإِذَا تَكَلَّمَ خَفَضُوا أَصْوَاتَهُمْ عِنْدَهُ، وَمَا يُحِدُّونَ إِلَيْهِ النَّظَرَ تَعْظِيمًا لَهُ، وَإِنَّهُ قَدْ عَرَضَ عَلَيْكُمْ خُطَّةَ رُشْدٍ، فَاقْبَلُوهَا. فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي كِنَانَةَ: دَعُونِي آتِهِ. فَقَالُوا: ائْتِهِ. فَلَمَّا أَشْرَفَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَأَصْحَابِهِ، قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَذَا فُلاَنٌ، وَهُوَ مِنْ قَوْمٍ يُعَظِّمُونَ الْبُدْنَ فَابْعَثُوهَا لَهُ". فَبُعِثَتْ لَهُ وَاسْتَقْبَلَهُ النَّاسُ يُلَبُّونَ، فَلَمَّا رَأَى ذَلِكَ قَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ مَا يَنْبَغِي لِهَؤُلاَءِ أَنْ يُصَدُّوا عَنِ الْبَيْتِ، فَلَمَّا رَجَعَ إِلَى أَصْحَابِهِ قَالَ: رَأَيْتُ الْبُدْنَ قَدْ قُلِّدَتْ وَأُشْعِرَتْ، فَمَا أَرَى أَنْ يُصَدُّوا عَنِ الْبَيْتِ. فَقَامَ رَجُلٌ مِنْهُمْ يُقَالُ لَهُ: مِكْرَزُ بْنُ حَفْصٍ، فَقَالَ: دَعُونِي آتِهِ. فَقَالُوا: ائْتِهِ. فَلَمَّا أَشْرَفَ عَلَيْهِمْ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هَذَا مِكْرَزٌ وَهُوَ رَجُلٌ فَاجِرٌ". فَجَعَلَ يُكَلِّمُ النَّبِيَّ ﷺ، فَبَيْنَمَا هُوَ يُكَلِّمُهُ إِذْ جَاءَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو. قَالَ مَعْمَرٌ: فَأَخْبَرَنِي أَيُّوبُ عَنْ عِكْرِمَةَ: أَنَّهُ لَمَّا جَاءَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "قَدْ سَهُلَ لَكُمْ مِنْ أَمْرِكُمْ". قَالَ مَعْمَرٌ: قَالَ الزُّهْرِيُّ فِي حَدِيثِهِ: فَجَاءَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو فَقَالَ: هَاتِ، اكْتُبْ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ كِتَابًا، فَدَعَا النَّبِيُّ ﷺ الْكَاتِبَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اكْتُبْ: بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ". فَقَالَ سُهَيْلٌ: أَمَّا الرَّحْمَنُ فَوَاللَّهِ مَا أَدْرِي مَا هُوَ وَلَكِنِ اكْتُبْ بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ. كَمَا كُنْتَ تَكْتُبُ. فَقَالَ الْمُسْلِمُونَ: وَاللَّهِ لاَ نَكْتُبُهَا إِلاَّ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اكْتُبْ: بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ". ثُمَّ قَالَ: "هَذَا مَا قَاضَى عَلَيْهِ مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ". فَقَالَ سُهَيْلٌ: وَاللَّهِ لَوْ كُنَّا نَعْلَمُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ مَا صَدَدْنَاكَ عَنِ الْبَيْتِ وَلاَ قَاتَلْنَاكَ، وَلَكِنِ اكْتُبْ: مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وَاللَّهِ إِنِّي لَرَسُولُ اللَّهِ وَإِنْ كَذَّبْتُمُونِي. اكْتُبْ: مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ". - قَالَ الزُّهْرِيُّ: وَذَلِكَ لِقَوْلِهِ: "لاَ يَسْأَلُونِي خُطَّةً يُعَظِّمُونَ فِيهَا حُرُمَاتِ اللَّهِ إِلاَّ أَعْطَيْتُهُمْ إِيَّاهَا". فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "عَلَى أَنْ تُخَلُّوا بَيْنَنَا وَبَيْنَ الْبَيْتِ فَنَطُوفَ بِهِ". فَقَالَ سُهَيْلٌ: وَاللَّهِ لاَ تَتَحَدَّثُ الْعَرَبُ أَنَّا أُخِذْنَا ضُغْطَةً وَلَكِنْ ذَلِكَ مِنَ الْعَامِ الْمُقْبِلِ فَكَتَبَ. فَقَالَ سُهَيْلٌ: وَعَلَى أَنَّهُ لاَ يَأْتِيكَ مِنَّا رَجُلٌ - وَإِنْ كَانَ عَلَى دِينِكَ -، إِلاَّ رَدَدْتَهُ إِلَيْنَا. قَالَ الْمُسْلِمُونَ: سُبْحَانَ اللَّهِ كَيْفَ يُرَدُّ إِلَى الْمُشْرِكِينَ وَقَدْ جَاءَ مُسْلِمًا؟ فَبَيْنَمَا هُمْ كَذَلِكَ إِذْ دَخَلَ أَبُو جَنْدَلِ بْنُ سُهَيْلِ بْنِ عَمْرٍو يَرْسُفُ فِي قُيُودِهِ، وَقَدْ خَرَجَ مِنْ أَسْفَلِ مَكَّةَ، حَتَّى رَمَى بِنَفْسِهِ بَيْنَ أَظْهُرِ الْمُسْلِمِينَ. فَقَالَ سُهَيْلٌ: هَذَا يَا مُحَمَّدُ أَوَّلُ مَا أُقَاضِيكَ عَلَيْهِ أَنْ تَرُدَّهُ إِلَىَّ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّا لَمْ نَقْضِ الْكِتَابَ بَعْدُ". قَالَ: فَوَاللَّهِ إِذًا لَمْ أُصَالِحْكَ عَلَى شَىْءٍ أَبَدًا. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "فَأَجِزْهُ لِي". قَالَ: مَا أَنَا بِمُجِيزِهِ ذلِكَ لَكَ. قَالَ: "بَلَى، فَافْعَلْ". قَالَ: مَا أَنَا بِفَاعِلٍ. قَالَ مِكْرَزٌ: بَلْ قَدْ أَجَزْنَاهُ لَكَ. قَالَ أَبُو جَنْدَلٍ: أَىْ مَعْشَرَ الْمُسْلِمِينَ، أُرَدُّ إِلَى الْمُشْرِكِينَ وَقَدْ جِئْتُ مُسْلِمًا؟ أَلاَ تَرَوْنَ مَا قَدْ لَقِيتُ؟ وَكَانَ قَدْ عُذِّبَ عَذَابًا شَدِيدًا فِي اللَّهِ. قَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: فَأَتَيْتُ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: أَلَسْتَ نَبِيَّ اللَّهِ حَقًّا؟ قَالَ: "بَلَى". قُلْتُ: أَلَسْنَا عَلَى الْحَقِّ وَعَدُوُّنَا عَلَى الْبَاطِلِ؟ قَالَ: "بَلَى". قُلْتُ: فَلِمَ نُعْطِي الدَّنِيَّةَ فِي دِينِنَا إِذًا؟ قَالَ: "إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ، وَلَسْتُ أَعْصِيهِ وَهُوَ نَاصِرِي". قُلْتُ: أَوَلَيْسَ كُنْتَ تُحَدِّثُنَا أَنَّا سَنَأْتِي الْبَيْتَ فَنَطُوفُ بِهِ؟ قَالَ: "بَلَى، فَأَخْبَرْتُكَ أَنَّا نَأْتِيهِ الْعَامَ؟" قَالَ: قُلْتُ: لاَ. قَالَ: "فَإِنَّكَ آتِيهِ وَمُطَّوِّفٌ بِهِ". قَالَ: فَأَتَيْتُ أَبَا بَكْرٍ فَقُلْتُ: يَا أَبَا بَكْرٍ، أَلَيْسَ هَذَا نَبِيَّ اللَّهِ حَقًّا؟ قَالَ: بَلَى. قُلْتُ: أَلَسْنَا عَلَى الْحَقِّ وَعَدُوُّنَا عَلَى الْبَاطِلِ؟ قَالَ: بَلَى. قُلْتُ: فَلِمَ نُعْطِي الدَّنِيَّةَ فِي دِينِنَا إِذًا؟ قَالَ: أَيُّهَا الرَّجُلُ، إِنَّهُ لَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَلَيْسَ يَعْصِي رَبَّهُ وَهُوَ نَاصِرُهُ، فَاسْتَمْسِكْ بِغَرْزِهِ، فَوَاللَّهِ إِنَّهُ عَلَى الْحَقِّ. قُلْتُ: أَلَيْسَ كَانَ يُحَدِّثُنَا أَنَّا سَنَأْتِي الْبَيْتَ وَنَطُوفُ بِهِ؟ قَالَ: بَلَى، أَفَأَخْبَرَكَ أَنَّكَ تَأْتِيهِ الْعَامَ؟ قُلْتُ: لاَ. قَالَ: فَإِنَّكَ آتِيهِ وَمُطَّوِّفٌ بِهِ. قَالَ الزُّهْرِيِّ: قَالَ عُمَرُ: فَعَمِلْتُ لِذَلِكَ أَعْمَالاً. قَالَ: فَلَمَّا فَرَغَ مِنْ قَضِيَّةِ الْكِتَابِ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لأَصْحَابِهِ: "قُومُوا فَانْحَرُوا، ثُمَّ احْلِقُوا". قَالَ: فَوَاللَّهِ مَا قَامَ مِنْهُمْ رَجُلٌ حَتَّى قَالَ ذَلِكَ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، فَلَمَّا لَمْ يَقُمْ مِنْهُمْ أَحَدٌ دَخَلَ عَلَى أُمِّ سَلَمَةَ، فَذَكَرَ لَهَا مَا لَقِيَ مِنَ النَّاسِ. فَقَالَتْ أُمُّ سَلَمَةَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، أَتُحِبُّ ذَلِكَ؟ اخْرُجْ ثُمَّ لاَ تُكَلِّمْ أَحَدًا مِنْهُمْ كَلِمَةً حَتَّى تَنْحَرَ بُدْنَكَ، وَتَدْعُوَ حَالِقَكَ فَيَحْلِقَكَ. فَخَرَجَ فَلَمْ يُكَلِّمْ أَحَدًا مِنْهُمْ، حَتَّى فَعَلَ ذَلِكَ نَحَرَ بُدْنَهُ، وَدَعَا حَالِقَهُ فَحَلَقَهُ. فَلَمَّا رَأَوْا ذَلِكَ، قَامُوا فَنَحَرُوا، وَجَعَلَ بَعْضُهُمْ يَحْلِقُ بَعْضًا، حَتَّى كَادَ بَعْضُهُمْ يَقْتُلُ بَعْضًا غَمًّا، ثُمَّ جَاءَهُ نِسْوَةٌ مُؤْمِنَاتٌ فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا جَاءَكُمُ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ ۖ اللَّـهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ ۖ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ ۖ لَا هُنَّ حِلٌّ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ ۖ وَآتُوهُم مَّا أَنفَقُوا ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ أَن تَنكِحُوهُنَّ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ ۚ وَلَا تُمْسِكُوا بِعِصَمِ الْكَوَافِرِ وَاسْأَلُوا مَا أَنفَقْتُمْ وَلْيَسْأَلُوا مَا أَنفَقُوا ۚ ذَٰلِكُمْ حُكْمُ اللَّـهِ ۖ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ ۚ وَاللَّـهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ﴾ [الممتحنة: ١٠] فَطَلَّقَ عُمَرُ يَوْمَئِذٍ امْرَأَتَيْنِ كَانَتَا لَهُ فِي الشِّرْكِ، فَتَزَوَّجَ إِحْدَاهُمَا مُعَاوِيَةُ بْنُ أَبِي سُفْيَانَ، وَالأُخْرَى صَفْوَانُ بْنُ أُمَيَّةَ، ثُمَّ رَجَعَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى الْمَدِينَةِ، فَجَاءَهُ أَبُو بَصِيرٍ - رَجُلٌ مِنْ قُرَيْشٍ - وَهُوَ مُسْلِمٌ فَأَرْسَلُوا فِي طَلَبِهِ رَجُلَيْنِ، فَقَالُوا: الْعَهْدَ الَّذِي جَعَلْتَ لَنَا. فَدَفَعَهُ إِلَى الرَّجُلَيْنِ، فَخَرَجَا بِهِ حَتَّى بَلَغَا ذَا الْحُلَيْفَةِ، فَنَزَلُوا يَأْكُلُونَ مِنْ تَمْرٍ لَهُمْ، فَقَالَ أَبُو بَصِيرٍ لأَحَدِ الرَّجُلَيْنِ: وَاللَّهِ إِنِّي لأَرَى سَيْفَكَ هَذَا يَا فُلاَنُ جَيِّدًا. فَاسْتَلَّهُ الآخَرُ فَقَالَ: أَجَلْ، وَاللَّهِ إِنَّهُ لَجَيِّدٌ، لَقَدْ جَرَّبْتُ بِهِ ثُمَّ جَرَّبْتُ. فَقَالَ أَبُو بَصِيرٍ: أَرِنِي أَنْظُرْ إِلَيْهِ، فَأَمْكَنَهُ مِنْهُ، فَضَرَبَهُ حَتَّى بَرَدَ، وَفَرَّ الآخَرُ، حَتَّى أَتَى الْمَدِينَةَ، فَدَخَلَ الْمَسْجِدَ يَعْدُو. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ رَآهُ: "لَقَدْ رَأَى هَذَا ذُعْرًا". فَلَمَّا انْتَهَى إِلَى النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: قُتِلَ وَاللَّهِ صَاحِبِي وَإِنِّي لَمَقْتُولٌ، فَجَاءَ أَبُو بَصِيرٍ فَقَالَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، قَدْ وَاللَّهِ أَوْفَى اللَّهُ ذِمَّتَكَ، قَدْ رَدَدْتَنِي إِلَيْهِمْ ثُمَّ أَنْجَانِي اللَّهُ مِنْهُمْ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وَيْلُ أُمِّهِ مِسْعَرَ حَرْبٍ، لَوْ كَانَ لَهُ أَحَدٌ". فَلَمَّا سَمِعَ ذَلِكَ عَرَفَ أَنَّهُ سَيَرُدُّهُ إِلَيْهِمْ، فَخَرَجَ حَتَّى أَتَى سِيفَ الْبَحْرِ. قَالَ: وَيَنْفَلِتُ مِنْهُمْ أَبُو جَنْدَلِ بْنُ سُهَيْلٍ، فَلَحِقَ بِأَبِي بَصِيرٍ، فَجَعَلَ لاَ يَخْرُجُ مِنْ قُرَيْشٍ رَجُلٌ قَدْ أَسْلَمَ إِلاَّ لَحِقَ بِأَبِي بَصِيرٍ، حَتَّى اجْتَمَعَتْ مِنْهُمْ عِصَابَةٌ، فَوَاللَّهِ مَا يَسْمَعُونَ بِعِيرٍ خَرَجَتْ لِقُرَيْشٍ إِلَى الشَّامِ إِلاَّ اعْتَرَضُوا لَهَا، فَقَتَلُوهُمْ، وَأَخَذُوا أَمْوَالَهُمْ، فَأَرْسَلَتْ قُرَيْشٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ تُنَاشِدُهُ بِاللَّهِ وَالرَّحِمِ لَمَّا أَرْسَلَ: فَمَنْ أَتَاهُ فَهْوَ آمِنٌ، فَأَرْسَلَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَيْهِمْ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى ﴿وَهُوَ الَّذِي كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُم بِبَطْنِ مَكَّةَ مِن بَعْدِ أَنْ أَظْفَرَكُمْ عَلَيْهِمْ ۚ وَكَانَ اللَّـهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا * هُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَالْهَدْيَ مَعْكُوفًا أَن يَبْلُغَ مَحِلَّهُ ۚ وَلَوْلَا رِجَالٌ مُّؤْمِنُونَ وَنِسَاءٌ مُّؤْمِنَاتٌ لَّمْ تَعْلَمُوهُمْ أَن تَطَئُوهُمْ فَتُصِيبَكُم مِّنْهُم مَّعَرَّةٌ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۖ لِّيُدْخِلَ اللَّـهُ فِي رَحْمَتِهِ مَن يَشَاءُ ۚ لَوْ تَزَيَّلُوا لَعَذَّبْنَا الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا * إِذْ جَعَلَ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ الْجَاهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ اللَّـهُ سَكِينَتَهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ وَعَلَى الْمُؤْمِنِينَ وَأَلْزَمَهُمْ كَلِمَةَ التَّقْوَىٰ وَكَانُوا أَحَقَّ بِهَا وَأَهْلَهَا ۚ وَكَانَ اللَّـهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا﴾ [ الفتح: ٢٤-٢٦] كَانَتْ حَمِيَّتُهُمْ أَنَّهُمْ لَمْ يُقِرُّوا أَنَّهُ نَبِيُّ اللَّهِ، وَلَمْ يُقِرُّوا بِبِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ، وَحَالُوا بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ الْبَيْتِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2731