Ukajli transmeton nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i provonte (besimtaret që bënin hixhret). Kur Allahu e zbriti urdhrin që t'ua kthenin idhujtarëve mehrin e grave të tyre, që kishin bërë hixhret, dhe ua ndaloi muslimanëve të qëndrojnë në martesë me idhujtaret, Omeri i shkurorëzoi dy gra të tij: Karibe bint Ebu Umejën dhe të bijën e Xhervel Huzaiut. Me Kariben u martua Muavi ibn Ebu Sufjani, ndërsa me tjetrën Ebu Xhehmi. Por, kur idhujtarët refuzuan t'ua kthejnë muslimanëve mehrin e grave të tyre (idhujtare), Allahu e zbriti ajetin: “Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre...” (Mumtehine, 11) Pra, fjala është për ata të cilëve gratë u kishin shkuar tek idhujtarët (të cilët nuk ua kishin kthyer mehrin) dhe Allahu kishte urdhëruar që të tillëve t'u jepet nga preja e luftës aq sa kishin shpenzuar duke u dhënë mehër grave të shpërngulura. Nuk dimë të ketë dezertuar (nga Islami) ndonjë prej grave të mërguara pasi e kishte përqafuar Islamin. Ebu Besir ibn Esid Thekafiu vajti te Pejgamberi ﷺ si besimtar muhaxhir gjatë kohës së armëpushimit, por Ahnes ibn Shurejku i kishte shkruar letër Pejgamberit ﷺ duke ia kërkuar Ebu Besirin. Në vijim përmendi hadithin (të plotë).
وَقَالَ عُقَيْلٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: قَالَ عُرْوَةُ: فَأَخْبَرَتْنِي عَائِشَةُ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَمْتَحِنُهُنَّ، وَبَلَغَنَا أَنَّهُ لَمَّا أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى أَنْ يَرُدُّوا إِلَى الْمُشْرِكِينَ مَا أَنْفَقُوا عَلَى مَنْ هَاجَرَ مِنْ أَزْوَاجِهِمْ، وَحَكَمَ عَلَى الْمُسْلِمِينَ، أَنْ لاَ يُمَسِّكُوا بِعِصَمِ الْكَوَافِرِ، أَنَّ عُمَرَ طَلَّقَ امْرَأَتَيْنِ قَرِيبَةَ بِنْتَ أَبِي أُمَيَّةَ، وَابْنَةَ جَرْوَلٍ الْخُزَاعِيِّ، فَتَزَوَّجَ قَرِيبَةَ مُعَاوِيَةُ، وَتَزَوَّجَ الأُخْرَى أَبُو جَهْمٍ، فَلَمَّا أَبَى الْكُفَّارُ أَنْ يُقِرُّوا بِأَدَاءِ مَا أَنْفَقَ الْمُسْلِمُونَ عَلَى أَزْوَاجِهِمْ، أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿وَإِنْ فَاتَكُمْ شَىْءٌ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ إِلَى الْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ...﴾ [الممتحنة: ١١] وَالْعَقِبُ مَا يُؤَدِّي الْمُسْلِمُونَ إِلَى مَنْ هَاجَرَتِ امْرَأَتُهُ مِنَ الْكُفَّارِ، فَأَمَرَ أَنْ يُعْطَى مَنْ ذَهَبَ لَهُ زَوْجٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ مَا أَنْفَقَ مِنْ صَدَاقِ نِسَاءِ الْكُفَّارِ اللاَّئِي هَاجَرْنَ، وَمَا نَعْلَمُ أَحَدًا مِنَ الْمُهَاجِرَاتِ ارْتَدَّتْ بَعْدَ إِيمَانِهَا. وَبَلَغَنَا أَنَّ أَبَا بَصِيرِ بْنَ أَسِيدٍ الثَّقَفِيَّ قَدِمَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ مُؤْمِنًا مُهَاجِرًا فِي الْمُدَّةِ، فَكَتَبَ الأَخْنَسُ بْنُ شَرِيقٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ يَسْأَلُهُ أَبَا بَصِيرٍ، فَذَكَرَ الْحَدِيثَ.