Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha në Mekë, Pejgamberi ﷺ erdhi të më vizitojë, ndërkohë Sadi urrente të vdiste në një tokë nga e cila kishte bërë hixhret, dhe më tha: “Allahu e mëshiroftë Ibn Afranë!” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Po e lë tërë pasurinë time testament.” - “Jo”, - më tha Pejgamberi ﷺ. - Po gjysmën? - i thashë. - “Jo”, - tha sërish Pejgamberi ﷺ. - Atëherë, një të tretën, - i thashë. - “Një të tretën, madje edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh të varfër e t'ua zgjasin dorën njerëzve. Çfarëdo shpenzimi që bën, të llogaritet sadaka, madje edhe kafshata me të cilën e ushqen bashkëshorten tënde. Shpresojmë që Allahu të ta largojë këtë (sëmundje) dhe prej teje të kenë dobi disa njerëz e të dëmtohen disa të tjerë.” Atëkohë, Sadi kishte vetëm një vajzë.
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدٍ، عَنْ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ - رضى الله عنه - يَقُولُ: جَاءَ النَّبِيُّ ﷺ يَعُودُنِي وَأَنَا بِمَكَّةَ، وَهُوَ يَكْرَهُ أَنْ يَمُوتَ بِالأَرْضِ الَّتِي هَاجَرَ مِنْهَا قَالَ: "يَرْحَمُ اللَّهُ ابْنَ عَفْرَاءَ". قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أُوصِي بِمَالِي كُلِّهِ؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: فَالشَّطْرُ؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: الثُّلُثُ؟ قَالَ: "فَالثُّلُثُ، وَالثُّلُثُ كَثِيرٌ، إِنَّكَ أَنْ تَدَعَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَدَعَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ فِي أَيْدِيهِمْ، وَإِنَّكَ مَهْمَا أَنْفَقْتَ مِنْ نَفَقَةٍ فَإِنَّهَا صَدَقَةٌ، حَتَّى اللُّقْمَةُ تَرْفَعُهَا إِلَى فِي امْرَأَتِكَ، وَعَسَى اللَّهُ أَنْ يَرْفَعَكَ فَيَنْتَفِعَ بِكَ نَاسٌ وَيُضَرَّ بِكَ آخَرُونَ". وَلَمْ يَكُنْ لَهُ يَوْمَئِذٍ إِلاَّ ابْنَةٌ.