Sahihu i Buhariut — Hadithi 2746

Testamenti · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasen ibn Ebu Abadi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për një hebre, i cili ia kishte shtypur kokën një robëreshe me dy gurë. Atëherë, e pyetën robëreshën: “Kush ta bëri këtë? Filani, filani...?” Sapo përmendën emrin e hebreut, ajo bëri me kokë (pohoi). Kështu, e morën hebreun dhe, nuk kaloi shumë kohë, ai pranoi (që e kishte kryer krimin). Si pasojë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi t'i shtypej koka me gurë (edhe këtij).

Arabisht

حَدَّثَنَا حَسَّانُ بْنُ أَبِي عَبَّادٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ يَهُوِدِيًّا رَضَّ رَأْسَ جَارِيَةٍ بَيْنَ حَجَرَيْنِ، فَقِيلَ لَهَا: مَنْ فَعَلَ بِكِ؟ أَفُلاَنٌ أَوْ فُلاَنٌ؟ حَتَّى سُمِّيَ الْيَهُودِيُّ، فَأَوْمَأَتْ بِرَأْسِهَا، فَجِيءَ بِهِ، فَلَمْ يَزَلْ حَتَّى اعْتَرَفَ، فَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ فَرُضَّ رَأْسُهُ بِالْحِجَارَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2746