Sahihu i Buhariut — Hadithi 2764

Testamenti · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Haruni na ka thënë: Na ka treguar Ebu Seidi, i çrobëruari i fisit benu hashim, e këtij i ka treguar Sahr ibn Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri la sadaka një kopsht me hurma në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, së cilës i thoshin Themg. Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, kam fituar një pasuri të çmuar, andaj dua ta jap sadaka.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre tokën vakëf, që të mos shitet, të mos dhurohet e të mos trashëgohet, ndërsa rendimentet e saj jepi sadaka.” Kështu, Omeri e la vakëf në rrugën e Allahut, për lirim të robërve, për nevojtarët, mysafirët, udhëtarët dhe për të afërmit. Nuk ka mëkat për atë që përkujdeset për vakëfin të përfitojë prej tij aq sa i mjafton ose të ushqejë ndonjë mik, pa e pasuruar.

Arabisht

حَدَّثَنَا هَارُونُ: حَدَّثَنَا أَبُو سَعِيدٍ، مَوْلَى بَنِي هَاشِمٍ: حَدَّثَنَا صَخْرُ بْنُ جُوَيْرِيَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ عُمَرَ تَصَدَّقَ بِمَالٍ لَهُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَكَانَ يُقَالُ لَهُ: ثَمْغٌ، وَكَانَ نَخْلاً، فَقَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي اسْتَفَدْتُ مَالاً وَهُوَ عِنْدِي نَفِيسٌ فَأَرَدْتُ أَنْ أَتَصَدَّقَ بِهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "تَصَدَّقْ بِأَصْلِهِ، لاَ يُبَاعُ وَلاَ يُوهَبُ وَلاَ يُورَثُ، وَلَكِنْ يُنْفَقُ ثَمَرُهُ". فَتَصَدَّقَ بِهِ عُمَرُ، فَصَدَقَتُهُ ذَلِكَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَفِي الرِّقَابِ وَالْمَسَاكِينِ وَالضَّيْفِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَلِذِي الْقُرْبَى، وَلاَ جُنَاحَ عَلَى مَنْ وَلِيَهُ أَنْ يَأْكُلَ مِنْهُ بِالْمَعْرُوفِ، أَوْ يُوكِلَ صَدِيقَهُ غَيْرَ مُتَمَوِّلٍ بِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2764