Sahihu i Buhariut — Hadithi 2766

Testamenti · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Thevr ibn Zejd Medeniu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” - O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato? - i thanë të pranishmit. 1. “Të bërët shirk Allahut, 2. Sihri , 3. Vrasja pa të drejtë e atij që Allahu e ka ndaluar, 4. Ngrënia e kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra” , - u tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ، عَنْ ثَوْرِ بْنِ زَيْدٍ الْمَدَنِيِّ، عَنْ أَبِي الْغَيْثِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "اجْتَنِبُوا السَّبْعَ الْمُوبِقَاتِ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَمَا هُنَّ؟ قَالَ: ١. "الشِّرْكُ بِاللَّهِ، ٢. وَالسِّحْرُ، ٣. وَقَتْلُ النَّفْسِ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ، ٤. وَأَكْلُ الرِّبَا، ٥. وَأَكْلُ مَالِ الْيَتِيمِ، ٦. وَالتَّوَلِّي يَوْمَ الزَّحْفِ، ٧. وَقَذْفُ الْمُحْصَنَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ الْغَافِلاَتِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2766