Sahihu i Buhariut — Hadithi 2770

Testamenti · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ se i kishte vdekur e ëma dhe e pyeti: “Vallë, i bën dobi nëse jap sadaka për të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Personi në fjalë tha: “Unë posedoj Mihrafin (kopsht në Medinë), andaj ji dëshmitar se atë po e lë vakëf për të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: أَخْبَرَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا بْنُ إِسْحَاقَ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما: أَنَّ رَجُلاً قَالَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: إِنَّ أُمَّهُ تُوُفِّيَتْ أَيَنْفَعُهَا إِنْ تَصَدَّقْتُ عَنْهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: فَإِنَّ لِي مِخْرَافًا وَأُشْهِدُكَ أَنِّي قَدْ تَصَدَّقْتُ عَنْهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2770