Sahihu i Buhariut — Hadithi 2774

Testamenti · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, urdhëroi të ndërtohej xhamia dhe tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun. Nuk kërkojmë çmimin e tij, përveçse tek Allahu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي: حَدَّثَنَا أَبُو التَّيَّاحِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: لَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ أَمَرَ بِالْمَسْجِدِ وَقَالَ: "يَا بَنِي النَّجَّارِ ثَامِنُونِي بِحَائِطِكُمْ هَذَا". فَقَالُوا: لاَ وَاللَّهِ لاَ نَطْلُبُ ثَمَنَهُ إِلاَّ إِلَى اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2774