{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/278",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/278",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 278",
  "text": "Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Benu israilët e kanë pasur zakon që të zhveshur të laheshin duke parë kështu njëri-tjetrin, kurse Musai ﷺ pastrohej i vetëm. Thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk po lahet së bashku me ne sepse është me të meta (në organet gjenitale) .” Një ditë, kur Musai shkoi të lahej, e vendosi rrobën e vet në një gur dhe guri filloi të ikë së bashku me rrobën e tij. Musai filloi të vrapojë pas tij duke thirrur: “Rrobën time, o gur! Rrobën time, o gur!” - derisa benu israilët e panë Musain dhe thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk paska asnjë mangësi.” Pasi e kapi gurin, Musai e mori rrobën e tij dhe filloi ta godasë gurin.” Ebu Hurejra thotë: “Betohem në Allahun se në atë gur kishte shenja të atyre gjashtë-shtatë goditjeve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Gusli",
    "position": 5,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/5/gusli"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 278",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنْ هَمَّامِ بْنِ مُنَبِّهٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: ‏ \"‏‏ كَانَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ يَغْتَسِلُونَ عُرَاةً، يَنْظُرُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ، وَكَانَ مُوسَى يَغْتَسِلُ وَحْدَهُ، فَقَالُوا: وَاللَّهِ مَا يَمْنَعُ مُوسَى أَنْ يَغْتَسِلَ مَعَنَا إِلاَّ أَنَّهُ آدَرُ. فَذَهَبَ مَرَّةً يَغْتَسِلُ، فَوَضَعَ ثَوْبَهُ عَلَى حَجَرٍ، فَفَرَّ الْحَجَرُ بِثَوْبِهِ، فَجَمَحَ مُوسَى فِي إِثْرِهِ يَقُولُ: ثَوْبِي يَا حَجَرُ‏!‏ ثَوْبِي يَا حَجَرُ‏! حَتَّى نَظَرَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ إِلَى مُوسَى، فَقَالُوا وَاللَّهِ مَا بِمُوسَى مِنْ بَأْسٍ‏.‏ وَأَخَذَ ثَوْبَهُ، فَطَفِقَ بِالْحَجَرِ ضَرْبًا‏\"‏‏‏.‏ ‏ فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: وَاللَّهِ إِنَّهُ لَنَدَبٌ بِالْحَجَرِ سِتَّةٌ أَوْ سَبْعَةٌ ضَرْبًا بِالْحَجَرِ‏.‏",
    "albanian": "Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Benu israilët e kanë pasur zakon që të zhveshur të laheshin duke parë kështu njëri-tjetrin, kurse Musai ﷺ pastrohej i vetëm. Thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk po lahet së bashku me ne sepse është me të meta (në organet gjenitale) .” Një ditë, kur Musai shkoi të lahej, e vendosi rrobën e vet në një gur dhe guri filloi të ikë së bashku me rrobën e tij. Musai filloi të vrapojë pas tij duke thirrur: “Rrobën time, o gur! Rrobën time, o gur!” - derisa benu israilët e panë Musain dhe thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk paska asnjë mangësi.” Pasi e kapi gurin, Musai e mori rrobën e tij dhe filloi ta godasë gurin.” Ebu Hurejra thotë: “Betohem në Allahun se në atë gur kishte shenja të atyre gjashtë-shtatë goditjeve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/278.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/278.json"
  }
}