{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2780",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2780",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2780",
  "text": "Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Zaide, e ky nga Muhamed ibn Ebu Kasimi, e ky nga Abdulmeliku, i biri i Seid ibn Xhubejrit, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit benu sehm mori rrugë së bashku me Temim Dariun dhe Adij ibn Bedain. Në rrugë e sipër pjesëtari i fisit benu sehm vdiq në një krahinë ku nuk kishte muslimanë. Kur u kthyen me pasurinë e mbetur të tij, u humbi një kupë e argjendtë e stolisur me ar. I Dërguari i Allahut ﷺ i obligoi të betohen (se u kishte humbur kupa). Pas një kohe, kupa u gjet në Mekë dhe, ata që e mbanin, thanë: “E kemi blerë prej Temimit dhe Adijit.” Kështu, dy burra nga fisi benu sehm shkuan dhe u betuan se dëshmia e tyre ishte më e fortë se dëshmia e të parëve dhe se kupa i përkiste familjarit të tyre. Ajeti vijues ka zbritur për ta: “O besimtarë! Kur t'ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush...” (Maide, 106)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Testamenti",
    "position": 55,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/55/testamenti"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2780",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَقَالَ لِي عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ آدَمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي زَائِدَةَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي الْقَاسِمِ، عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَرَجَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي سَهْمٍ مَعَ تَمِيمٍ الدَّارِيِّ وَعَدِيِّ بْنِ بَدَّاءٍ فَمَاتَ السَّهْمِيُّ بِأَرْضٍ لَيْسَ بِهَا مُسْلِمٌ، فَلَمَّا قَدِمَا بِتَرِكَتِهِ فَقَدُوا جَامًا مِنْ فِضَّةٍ مُخَوَّصًا مِنْ ذَهَبٍ، فَأَحْلَفَهُمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ وُجِدَ الْجَامُ بِمَكَّةَ فَقَالُوا: ابْتَعْنَاهُ مِنْ تَمِيمٍ وَعَدِيٍّ. فَقَامَ رَجُلاَنِ مِنْ أَوْلِيَائِهِ، فَحَلَفَا لَشَهَادَتُنَا أَحَقُّ مِنْ شَهَادَتِهِمَا، وَإِنَّ الْجَامَ لِصَاحِبِهِمْ. قَالَ: وَفِيهِمْ نَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا شَهَادَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ...﴾ [المائدة: ١٠٦]",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Zaide, e ky nga Muhamed ibn Ebu Kasimi, e ky nga Abdulmeliku, i biri i Seid ibn Xhubejrit, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit benu sehm mori rrugë së bashku me Temim Dariun dhe Adij ibn Bedain. Në rrugë e sipër pjesëtari i fisit benu sehm vdiq në një krahinë ku nuk kishte muslimanë. Kur u kthyen me pasurinë e mbetur të tij, u humbi një kupë e argjendtë e stolisur me ar. I Dërguari i Allahut ﷺ i obligoi të betohen (se u kishte humbur kupa). Pas një kohe, kupa u gjet në Mekë dhe, ata që e mbanin, thanë: “E kemi blerë prej Temimit dhe Adijit.” Kështu, dy burra nga fisi benu sehm shkuan dhe u betuan se dëshmia e tyre ishte më e fortë se dëshmia e të parëve dhe se kupa i përkiste familjarit të tyre. Ajeti vijues ka zbritur për ta: “O besimtarë! Kur t'ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush...” (Maide, 106)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2780.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2780.json"
  }
}