Muhamed ibn Saiku ose Fadël ibn Jakubi transmeton prej tij: Na ka treguar Shejban ibn Muaviu, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Uhudit, i vdiq i ati dhe i la gjashtë bija e një borxh. Ai rrëfen: “Kur erdhi koha e vjeljes së hurmave, shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti e di se babai im ka rënë shehid ditën e Uhudit dhe ka lënë pas vetes shumë borxhe. Andaj, kam dëshirë që t'i takosh borxhlinjtë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Shko dhe ndaji hurmat, nga një grup për secilin varietet.” Ashtu veprova dhe e thirra. Kur borxhlinjtë e panë, u pezmatuan dhe e shtuan presionin e tyre ndaj meje. Me të parë këtë veprim të tyre, Pejgamberi ﷺ u soll tri herë rreth grumbullit më të madh të hurmave dhe u ul pranë tij e më tha: “Thirri borxhlinjtë e tu!” Pejgamberi ﷺ ia ndau secilit atë që i takonte derisa Allahu deshi që borxhi i babait tim të kryhet i tëri. Ndërkaq, unë, për Allahun, isha i kënaqur që Allahu të më mundësonte shlyerjen e borxhit të babait tim, edhe nëse nuk do të më mbeste asnjë hurmë për t'ua dërguar motrave të mia. Por, për Allahun, të gjithë grumbujt e hurmave shpëtuan, madje, kur e shikoja grumbullin, afër të cilit ishte ulur i Dërguari i Allahut ﷺ, dukej sikur nuk i mungonte asnjë hurmë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَابِقٍ: - أَوِ الْفَضْلُ بْنُ يَعْقُوبَ عَنْهُ -: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنْ فِرَاسٍ قَالَ: قَالَ الشَّعْبِيُّ: حَدَّثَنِي جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيُّ - رضى الله عنهما -: أَنَّ أَبَاهُ اسْتُشْهِدَ يَوْمَ أُحُدٍ، وَتَرَكَ سِتَّ بَنَاتٍ، وَتَرَكَ عَلَيْهِ دَيْنًا، فَلَمَّا حَضَرَ جِذَاذُ النَّخْلِ أَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ قَدْ عَلِمْتَ أَنَّ وَالِدِي اسْتُشْهِدَ يَوْمَ أُحُدٍ وَتَرَكَ عَلَيْهِ دَيْنًا كَثِيرًا، وَإِنِّي أُحِبُّ أَنْ يَرَاكَ الْغُرَمَاءُ قَالَ: "اذْهَبْ فَبَيْدِرْ كُلَّ تَمْرٍ عَلَى [نَاحِيَتِهِ]". فَفَعَلْتُ ثُمَّ دَعَوْتُهُ، فَلَمَّا نَظَرُوا إِلَيْهِ أُغْرُوا بِي تِلْكَ السَّاعَةَ، فَلَمَّا رَأَى مَا يَصْنَعُونَ طَافَ حَوْلَ أَعْظَمِهَا بَيْدَرًا ثَلاَثَ مَرَّاتٍ ثُمَّ جَلَسَ عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "ادْعُ أَصْحَابَكَ". فَمَا زَالَ يَكِيلُ لَهُمْ حَتَّى أَدَّى اللَّهُ أَمَانَةَ وَالِدِي، وَأَنَا وَاللَّهِ! رَاضٍ أَنْ يُؤَدِّيَ اللَّهُ أَمَانَةَ وَالِدِي وَلاَ أَرْجِعَ إِلَى أَخَوَاتِي بِتَمْرَةٍ، فَسَلِمَ وَاللَّهِ الْبَيَادِرُ كُلُّهَا حَتَّى أَنِّي أَنْظُرُ إِلَى الْبَيْدَرِ الَّذِي عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ كَأَنَّهُ لَمْ يَنْقُصْ تَمْرَةً وَاحِدَةً. قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: أُغْرُوا بِي: يَعْنِي هِيجُوا بِي. ﴿ فَأَغْرَيْنَا بَيْنَهُمْ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ﴾ [المائدة: ١٤]