Sahihu i Buhariut — Hadithi 2788

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

2788, 2789 - Abdullah ibn Jusufi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ shkonte tek Umu Haram bint Milhani, e cila i shtronte ushqim. Umu Harami ka qenë bashkëshortja e Ubade ibn Samitit. Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek ajo, e cila i ofroi pak ushqim, e pastaj filloi t'ia përkëdhelë kokën të Dërguarit të Allahut ﷺ, derisa fjeti. Pejgamberi ﷺ u zgjua nga gjumi duke qeshur, andaj ajo e pyeti: “Çfarë po të shtyn të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona nga umeti im, të cilët m'u shfaqën duke luftuar në rrugën e Allahut. Kështu, kalojnë nëpërmes këtij deti (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Pejgamberi ﷺ u lut për të dhe sërish e lëshoi kokën (për të fjetur). Por sërish u zgjua duke qeshur. Umu Harami e pyeti sërish: “Çfarë po të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona, nga umeti im, m'u paraqitën duke luftuar në rrugën e Allahut” - sikurse herën e parë. Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.” Vërtet, ashtu ndodhi. Në kohën e Muavi ibn Ebu Sufjanit, Umu Harami ia mësyu detit dhe, posa doli nga deti, u rrëzua nga kafsha e saj dhe vdiq.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْخُلُ عَلَى أُمِّ حَرَامٍ بِنْتِ مِلْحَانَ، فَتُطْعِمُهُ، وَكَانَتْ أُمُّ حَرَامٍ تَحْتَ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ، فَدَخَلَ عَلَيْهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَطْعَمَتْهُ وَجَعَلَتْ تَفْلِي رَأْسَهُ، فَنَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ اسْتَيْقَظَ وَهُوَ يَضْحَكُ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: وَمَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ، غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ، يَرْكَبُونَ ثَبَجَ هَذَا الْبَحْرِ، مُلُوكًا عَلَى الأَسِرَّةِ، - أَوْ مِثْلُ الْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ -". شَكَّ إِسْحَاقُ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَدَعَا لَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ وَضَعَ رَأْسَهُ، ثُمَّ اسْتَيْقَظَ وَهُوَ يَضْحَكُ فَقُلْتُ: وَمَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ، غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ". كَمَا قَالَ فِي الأَوَّلِ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: "أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ". فَرَكِبَتِ الْبَحْرَ فِي زَمَانِ مُعَاوِيَةَ بْنِ أَبِي سُفْيَانَ، فَصُرِعَتْ عَنْ دَابَّتِهَا حِينَ خَرَجَتْ مِنَ الْبَحْرِ، فَهَلَكَتْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2788