{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2790",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2790",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2790",
  "text": "Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, çdonjërin që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e fal namazin dhe e agjëron Ramazanin, ta fusë në Xhenet, pa marrë parasysh, nëse ka luftuar në rrugën e Allahut apo ka qëndruar në vendlindje.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a t'i përgëzojmë njerëzit?” Ai u tha: “Në Xhenet janë njëqind shkallë që Allahu i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Allahut. Largësia mes dy shkallëve është sa largësia mes qiellit dhe tokës, andaj, kur t'i luteni Allahut, kërkojani Firdeusin, sepse ai është mesi dhe maja e Xhenetit.” Mendoj se ka thënë: “... mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit) dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.” Muhamed ibn Fulejhu transmeton nga babai i tij se (Pejgamberi ﷺ ka thënë): ”... dhe mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2790",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ، عَنْ هِلاَلِ بْنِ عَلِيٍّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَبِرَسُولِهِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَصَامَ رَمَضَانَ، كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ جَاهَدَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، أَوْ جَلَسَ فِي أَرْضِهِ الَّتِي وُلِدَ فِيهَا\". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَفَلاَ نُبَشِّرُ النَّاسَ؟. قَالَ: \"إِنَّ فِي الْجَنَّةِ مِائَةَ دَرَجَةٍ أَعَدَّهَا اللَّهُ لِلْمُجَاهِدِينَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، مَا بَيْنَ الدَّرَجَتَيْنِ كَمَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ، فَإِذَا سَأَلْتُمُ اللَّهَ فَاسْأَلُوهُ الْفِرْدَوْسَ، فَإِنَّهُ أَوْسَطُ الْجَنَّةِ وَأَعْلَى الْجَنَّةِ\"، أُرَاهُ قَالَ: \"وَفَوْقَهُ عَرْشُ الرَّحْمَنِ، وَمِنْهُ تَفَجَّرُ أَنْهَارُ الْجَنَّةِ\". قَالَ مُحَمَّدُ بْنُ فُلَيْحٍ عَنْ أَبِيهِ: \"وَفَوْقَهُ عَرْشُ الرَّحْمَنِ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, çdonjërin që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e fal namazin dhe e agjëron Ramazanin, ta fusë në Xhenet, pa marrë parasysh, nëse ka luftuar në rrugën e Allahut apo ka qëndruar në vendlindje.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a t'i përgëzojmë njerëzit?” Ai u tha: “Në Xhenet janë njëqind shkallë që Allahu i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Allahut. Largësia mes dy shkallëve është sa largësia mes qiellit dhe tokës, andaj, kur t'i luteni Allahut, kërkojani Firdeusin, sepse ai është mesi dhe maja e Xhenetit.” Mendoj se ka thënë: “... mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit) dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.” Muhamed ibn Fulejhu transmeton nga babai i tij se (Pejgamberi ﷺ ka thënë): ”... dhe mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2790.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2790.json"
  }
}