Sahihu i Buhariut — Hadithi 280

Gusli · Transmetuesi: Umu Hani bint Ebu Talibi

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar se Maliku ka transmetuar nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këtij i ka rrëfyer Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanit, se Umu Hani bint Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova te Pejgamberi ﷺ, të cilin e gjeta duke u larë, kurse Fatimja po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej) . Ai tha: “Kush është kjo?” - Jam unë, Umu Hani, - i thashë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى أُمِّ هَانِئٍ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، سَمِعَ أُمَّ هَانِئٍ بِنْتَ أَبِي طَالِبٍ تَقُولُ: ذَهَبْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ، فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ وَفَاطِمَةُ تَسْتُرُهُ فَقَالَ: "مَنْ هَذِهِ؟" فَقُلْتُ: أَنَا أُمُّ هَانِئٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/280