{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2801",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2801",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2801",
  "text": "Hafs ibn Omer Havdiu na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Is'haku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një grup njerëzish, të përbërë prej shtatëdhjetë vetash, pjesëtarë të fisit benu sulejm, te fisi benu amir.” Kur shkuan atje, daja im u tha: “Unë po u afrohem atyre dhe, nëse më garantojnë siguri, do t'ua përcjell mesazhin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, por, për çdo rast, ju ju kam afër.” Kur shkoi, ata i garantuan siguri dhe, teksa po u fliste për Pejgamberin ﷺ, njërit prej tyre i bënë me shenjë, i cili shkoi dhe e theri tejpërtej dajën tim, i cili thirri dhe tha: “Allahu ekber! Për Zotin e Qabesë, fitova!” Pastaj ua mësynë shokëve të tij të tjerë e i vranë të gjithë, përveç njërit që çalonte, i cili hipi në një kodër. - Hemami thotë: “Mendoj se bashkë me të ishte edhe një tjetër (që shpëtoi). - Në anën tjetër, Xhibrili ﷺ e lajmëroi Pejgamberin ﷺ se ata tanimë janë takuar me Zotin e tyre, i Cili është i kënaqur me ta dhe i ka kënaqur. Për një kohë të caktuar, i lexonim këto fjalë të shpallura: “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe na ka kënaqur.” Por, më vonë, këto ajete u anuluan. Pejgamberi ﷺ ka bërë dua dyzet ditë kundër fiseve: riël, dhekvan, benu lihjan dhe benu usaje, të cilët i ishin kundërvënë Allahut dhe Dërguarit të Tij ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2801",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ الْحَوْضِيُّ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ إِسْحَاقَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ أَقْوَامًا مِنْ بَنِي سُلَيْمٍ إِلَى بَنِي عَامِرٍ فِي سَبْعِينَ، فَلَمَّا قَدِمُوا قَالَ لَهُمْ خَالِي: أَتَقَدَّمُكُمْ، فَإِنْ أَمَّنُونِي حَتَّى أُبَلِّغَهُمْ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَإِلاَّ كُنْتُمْ مِنِّي قَرِيبًا. فَتَقَدَّمَ، فَأَمَّنُوهُ، فَبَيْنَمَا يُحَدِّثُهُمْ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ إِذْ أَوْمَئُوا إِلَى رَجُلٍ مِنْهُمْ، فَطَعَنَهُ فَأَنْفَذَهُ فَقَالَ: اللَّهُ أَكْبَرُ، فُزْتُ وَرَبِّ الْكَعْبَةِ. ثُمَّ مَالُوا عَلَى بَقِيَّةِ أَصْحَابِهِ فَقَتَلُوهُمْ، إِلاَّ رَجُلاً أَعْرَجَ صَعِدَ الْجَبَلَ. قَالَ هَمَّامٌ: فَأُرَاهُ آخَرَ مَعَهُ، فَأَخْبَرَ جِبْرِيلُ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - النَّبِيَّ ﷺ أَنَّهُمْ قَدْ لَقُوا رَبَّهُمْ، فَرَضِيَ عَنْهُمْ وَأَرْضَاهُمْ. فَكُنَّا نَقْرَأُ: أَنْ بَلِّغُوا قَوْمَنَا أَنْ قَدْ لَقِينَا رَبَّنَا فَرَضِيَ عَنَّا وَأَرْضَانَا. ثُمَّ نُسِخَ بَعْدُ، فَدَعَا عَلَيْهِمْ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا، عَلَى رِعْلٍ وَذَكْوَانَ وَبَنِي لِحْيَانَ وَبَنِي عُصَيَّةَ الَّذِينَ عَصَوُا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ.",
    "albanian": "Hafs ibn Omer Havdiu na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Is'haku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një grup njerëzish, të përbërë prej shtatëdhjetë vetash, pjesëtarë të fisit benu sulejm, te fisi benu amir.” Kur shkuan atje, daja im u tha: “Unë po u afrohem atyre dhe, nëse më garantojnë siguri, do t'ua përcjell mesazhin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, por, për çdo rast, ju ju kam afër.” Kur shkoi, ata i garantuan siguri dhe, teksa po u fliste për Pejgamberin ﷺ, njërit prej tyre i bënë me shenjë, i cili shkoi dhe e theri tejpërtej dajën tim, i cili thirri dhe tha: “Allahu ekber! Për Zotin e Qabesë, fitova!” Pastaj ua mësynë shokëve të tij të tjerë e i vranë të gjithë, përveç njërit që çalonte, i cili hipi në një kodër. - Hemami thotë: “Mendoj se bashkë me të ishte edhe një tjetër (që shpëtoi). - Në anën tjetër, Xhibrili ﷺ e lajmëroi Pejgamberin ﷺ se ata tanimë janë takuar me Zotin e tyre, i Cili është i kënaqur me ta dhe i ka kënaqur. Për një kohë të caktuar, i lexonim këto fjalë të shpallura: “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe na ka kënaqur.” Por, më vonë, këto ajete u anuluan. Pejgamberi ﷺ ka bërë dua dyzet ditë kundër fiseve: riël, dhekvan, benu lihjan dhe benu usaje, të cilët i ishin kundërvënë Allahut dhe Dërguarit të Tij ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2801.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2801.json"
  }
}