Sahihu i Buhariut — Hadithi 283

Gusli · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Humejdi, e këtij i ka treguar Bekri, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e takoi Pejgamberin ﷺ në një prej rrugëve të Medinës duke qenë xhunub: “Iu përvodha e shkova u lava, pastaj vajta te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?” Thashë: “Isha xhunub, andaj nuk doja të qëndroja me ty duke qenë i papastër.” Pejgamberi ﷺ tha: “Subhanallah! Besimtari nuk bëhet i ndytë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا بَكْرٌ، عَنْ أَبِي رَافِعٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ لَقِيَهُ فِي بَعْضِ طَرِيقِ الْمَدِينَةِ وَهُوَ جُنُبٌ، فَانْخَنَسْتُ مِنْهُ، فَذَهَبَ فَاغْتَسَلَ، ثُمَّ جَاءَ فَقَالَ: "أَيْنَ كُنْتَ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ؟" قَالَ: كُنْتُ جُنُبًا، فَكَرِهْتُ أَنْ أُجَالِسَكَ وَأَنَا عَلَى غَيْرِ طَهَارَةٍ. فَقَالَ: "سُبْحَانَ اللَّهِ! إِنَّ الْمُؤْمِنَ لاَ يَنْجُسُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/283