Sahihu i Buhariut — Hadithi 2839

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në një betejë, tha: “Janë disa persona mbrapa në Medinë, të cilët janë me ne në çdo shteg dhe luginë që kalojmë, por ja që pamundësia i ka privuar (të na bashkohen) .” Musai ka thënë: “Na ka treguar Hamadi nga Humejdi, e ky nga Musa ibn Enesi, e ky nga babai i tij: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “E para është më e saktë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ - هُوَ ابْنُ زَيْدٍ - عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ فِي غَزَاةٍ فَقَالَ: "إِنَّ أَقْوَامًا بِالْمَدِينَةِ خَلْفَنَا، مَا سَلَكْنَا شِعْبًا وَلاَ وَادِيًا إِلاَّ وَهُمْ مَعَنَا فِيهِ، حَبَسَهُمُ الْعُذْرُ". وَقَالَ مُوسَى: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ مُوسَى بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَبِيهِ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: الأَوَّلُ أَصَحُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2839