{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2842",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2842",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2842",
  "text": "Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber dhe tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen begatitë e Tokës.” Pastaj përmendi bukuritë e dynjasë, njërën pas tjetrës. Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut! A ka mundësi që prej së mirës të vijë e keqja?” Por, Pejgamberi ﷺ heshti, ndërsa ne thamë: “Po i zbret shpallja.” Të gjithë njerëzit heshtnin, sikurse të kishin zbritur zogjtë mbi kokat e tyre. Më pas, ai e fshiu fytyrën e djersitur dhe tha: “Ku mbeti ai që pyeti pak më parë? E mirë po të duket (pasuria) ?” - tri herë, pastaj vazhdoi: “Prej së mirës gjithmonë vjen e mira. Në pranverë sa më shumë që mbin bar i njomë, i cili e mbyt bagëtinë duke e fryrë ose duke e sjellë në prag të ngordhjes, ato aq më shumë hanë, përveç asaj që është mësuar me bar të njomë (atë nuk e dëmton) , (e cila ha) derisa t'i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze) , bajgos e urinon, dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për sy) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që e fiton me hallall, pastaj e jep në rrugën e Allahut, jetimit, nevojtarit ose udhëtarit! Ndërkaq, ai që fiton pasuri padrejtësisht është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të jetë dëshmitare kundër tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2842",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ: حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ: حَدَّثَنَا هِلاَلٌ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ عَلَى الْمِنْبَرِ فَقَالَ: \"إِنَّمَا أَخْشَى عَلَيْكُمْ مِنْ بَعْدِي مَا يُفْتَحُ عَلَيْكُمْ مِنْ بَرَكَاتِ الأَرْضِ\". ثُمَّ ذَكَرَ زَهْرَةَ الدُّنْيَا، فَبَدَأَ بِإِحْدَاهُمَا وَثَنَّى بِالأُخْرَى، فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَوَيَأْتِي الْخَيْرُ بِالشَّرِّ؟ فَسَكَتَ عَنْهُ النَّبِيُّ ﷺ قُلْنَا: يُوحَى إِلَيْهِ. وَسَكَتَ النَّاسُ كَأَنَّ عَلَى رُءُوسِهِمِ الطَّيْرَ، ثُمَّ إِنَّهُ مَسَحَ عَنْ وَجْهِهِ الرُّحَضَاءَ، فَقَالَ: \"أَيْنَ السَّائِلُ آنِفًا؟ أَوَخَيْرٌ هُوَ؟ ـ ثَلاَثًا - إِنَّ الْخَيْرَ لاَ يَأْتِي إِلاَّ بِالْخَيْرِ، وَإِنَّهُ كُلَمَا يُنْبِتُ الرَّبِيعُ مَا يَقْتُلُ حَبَطًا أَوْ يُلِمُّ كُلَّمَا أَكَلَتْ إِلَا آكِلَتَ الخضِرِ، حَتَّى إِذَا امْتَدَّتْ خَاصِرَتَاهَا اسْتَقْبَلَتِ الشَّمْسَ، فَثَلَطَتْ وَبَالَتْ ثُمَّ رَتَعَتْ، وَإِنَّ هَذَا الْمَالَ خَضِرَةٌ حُلْوَةٌ، وَنِعْمَ صَاحِبُ الْمُسْلِمِ لِمَنْ أَخَذَهُ بِحَقِّهِ، فَجَعَلَهُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ، وَ ابْنِ السَّبِيلِ، وَمَنْ لَمْ يَأْخُذْهُ بِحَقِّهِ فَهْوَ كَالآكِلِ الَّذِي لاَ يَشْبَعُ، وَيَكُونُ عَلَيْهِ شَهِيدًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber dhe tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen begatitë e Tokës.” Pastaj përmendi bukuritë e dynjasë, njërën pas tjetrës. Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut! A ka mundësi që prej së mirës të vijë e keqja?” Por, Pejgamberi ﷺ heshti, ndërsa ne thamë: “Po i zbret shpallja.” Të gjithë njerëzit heshtnin, sikurse të kishin zbritur zogjtë mbi kokat e tyre. Më pas, ai e fshiu fytyrën e djersitur dhe tha: “Ku mbeti ai që pyeti pak më parë? E mirë po të duket (pasuria) ?” - tri herë, pastaj vazhdoi: “Prej së mirës gjithmonë vjen e mira. Në pranverë sa më shumë që mbin bar i njomë, i cili e mbyt bagëtinë duke e fryrë ose duke e sjellë në prag të ngordhjes, ato aq më shumë hanë, përveç asaj që është mësuar me bar të njomë (atë nuk e dëmton) , (e cila ha) derisa t'i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze) , bajgos e urinon, dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për sy) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që e fiton me hallall, pastaj e jep në rrugën e Allahut, jetimit, nevojtarit ose udhëtarit! Ndërkaq, ai që fiton pasuri padrejtësisht është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të jetë dëshmitare kundër tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2842.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2842.json"
  }
}