{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2854",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2854",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2854",
  "text": "Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Hazimi se Abdullah ibn Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen se babai i tij ishte nisur me të Dërguarin e Allahut ﷺ për në Mekë. Shokët e Ebu Katades ishin në ihram, kurse ai jo. Ata kishin mbetur mbrapa. Gjatë rrugës ata vunë re një zebër, të cilën Ebu Katadja nuk e pa. Ata e lanë derisa Ebu Katadja e pa dhe i hipi kalit të vet, që quhej Xherade. Kërkoi prej tyre t'ia ofronin kamxhikun, mirëpo ata refuzuan. Kështu, ai zbriti, e mori dhe iu vërsul zebrës, të cilën e theri e pastaj hëngri prej saj, e bashkë me të edhe shokët e tij, të cilët më pas u bënë pishmanë. Kur e arritën Pejgamberin ﷺ, ai u tha: “Ju ka mbetur gjë prej saj?” Thanë: “Na ka mbetur vetëm një kofshë”, - të cilën Pejgamberi ﷺ e mori dhe e hëngri.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2854",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ خَرَجَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَتَخَلَّفَ أَبُو قَتَادَةَ مَعَ بَعْضِ أَصْحَابِهِ وَهُمْ مُحْرِمُونَ وَهُوَ غَيْرُ مُحْرِمٍ، فَرَأَوْا حِمَارًا وَحْشِيًّا قَبْلَ أَنْ يَرَاهُ، فَلَمَّا رَأَوْهُ تَرَكُوهُ حَتَّى رَآهُ أَبُو قَتَادَةَ، فَرَكِبَ فَرَسًا لَهُ - يُقَالُ لَهُ: الْجَرَادَةُ -، فَسَأَلَهُمْ أَنْ يُنَاوِلُوهُ سَوْطَهُ فَأَبَوْا، فَتَنَاوَلَهُ فَحَمَلَ فَعَقَرَهُ، ثُمَّ أَكَلَ فَأَكَلُوا، فَنَدِمُوا فَلَمَّا أَدْرَكُوهُ قَالَ: \"هَلْ مَعَكُمْ مِنْهُ شَىْءٌ؟\" قَالَ: مَعَنَا رِجْلُهُ، فَأَخَذَهَا النَّبِيُّ ﷺ فَأَكَلَهَا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Hazimi se Abdullah ibn Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen se babai i tij ishte nisur me të Dërguarin e Allahut ﷺ për në Mekë. Shokët e Ebu Katades ishin në ihram, kurse ai jo. Ata kishin mbetur mbrapa. Gjatë rrugës ata vunë re një zebër, të cilën Ebu Katadja nuk e pa. Ata e lanë derisa Ebu Katadja e pa dhe i hipi kalit të vet, që quhej Xherade. Kërkoi prej tyre t'ia ofronin kamxhikun, mirëpo ata refuzuan. Kështu, ai zbriti, e mori dhe iu vërsul zebrës, të cilën e theri e pastaj hëngri prej saj, e bashkë me të edhe shokët e tij, të cilët më pas u bënë pishmanë. Kur e arritën Pejgamberin ﷺ, ai u tha: “Ju ka mbetur gjë prej saj?” Thanë: “Na ka mbetur vetëm një kofshë”, - të cilën Pejgamberi ﷺ e mori dhe e hëngri."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2854.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2854.json"
  }
}