Sahihu i Buhariut — Hadithi 2856

Xhihadi · Transmetuesi: Muadh ibn Xhebeli

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi më ka treguar se e ka dëgjuar Jahja ibn Ademin, e këtij i ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha ulur mbrapa Pejgamberit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Pejgamberi ﷺ më tha: “ O Muadh, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij”, - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: سَمِعَ يَحْيَى بْنَ آدَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو الأَحْوَصِ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ مُعَاذٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ رِدْفَ النَّبِيِّ ﷺ عَلَى حِمَارٍ يُقَالُ لَهُ: عُفَيْرٌ، فَقَالَ: "يَا مُعَاذُ! هَلْ تَدْرِي حَقَّ اللَّهِ عَلَى عِبَادِهِ؟ وَمَا حَقُّ الْعِبَادِ عَلَى اللَّهِ؟" قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "فَإِنَّ حَقَّ اللَّهِ عَلَى الْعِبَادِ أَنْ يَعْبُدُوهُ وَلاَ يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا، وَحَقَّ الْعِبَادِ عَلَى اللَّهِ أَنْ لاَ يُعَذِّبَ مَنْ لاَ يُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَفَلاَ أُبَشِّرُ بِهِ النَّاسَ؟ قَالَ: "لاَ تُبَشِّرْهُمْ فَيَتَّكِلُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2856