Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “A na lejohet të flemë duke qenë xhunub?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Po, nëse dikush merr abdes, mund të flejë, edhe nëse është xhunub.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ سَأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ: أَيَرْقُدُ أَحَدُنَا وَهُوَ جُنُبٌ؟ قَالَ: "نَعَمْ، إِذَا تَوَضَّأَ أَحَدُكُمْ فَلْيَرْقُدْ وَهُوَ جُنُبٌ".