Sahihu i Buhariut — Hadithi 2874

Xhihadi · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë e pyeti: “O Ebu Umare! A ia keni kthyer shpinën frontit ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Jo, për Allahun, Pejgamberi ﷺ nuk ia ktheu shpinën frontit, por ata që ishin në radhët e para të ushtrisë. Hevazinët i pritën me shigjeta, ndërkohë Pejgamberi ﷺ ishte i hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjan ibn Harithi po e mbante për kërpeshi, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri Abdulmutalibit!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنِي أَبُو إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ:لَهُ رَجُلٌ: يَا أَبَا عُمَارَةَ! وَلَّيْتُمْ يَوْمَ حُنَيْنٍ قَالَ: لاَ، وَاللَّهِ مَا وَلَّى النَّبِيُّ ﷺ وَلَكِنْ وَلَّى سَرَعَانُ النَّاسِ، فَلَقِيَهُمْ هَوَازِنُ بِالنَّبْلِ وَالنَّبِيُّ ﷺ عَلَى بَغْلَتِهِ الْبَيْضَاءِ، وَأَبُو سُفْيَانَ بْنُ الْحَارِثِ آخِذٌ بِلِجَامِهَا، وَالنَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: "أَنَا النَّبِيُّ لاَ كَذِبْ أَنَا ابْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2874