{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2877",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2877",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2877",
  "text": "2877, 2878 - Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek e bija e Milhanit dhe u mbështet (për të dremitur), pastaj qeshi. Ajo e pyeti: “Përse po qesh, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “ (M'u shfaqën në ëndërr) disa persona nga umeti im, të cilët do të kalojnë nëpërmes këtij deti të gjelbër në rrugën e Allahut, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër, të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut duke thënë: “O Allah, bëje prej tyre!” (Kështu, fjeti sërish). Më tej, qeshi për së dyti, ndërsa ajo ia tha të njëjtat fjalë dhe ai ia ktheu të njëjtën përgjigje. Ajo i tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ti do të jesh prej të parëve, e jo prej të fundit.” Vërtet, ashtu ndodhi. Ajo u martua me Ubade ibn Samitin e ia mësyu detit me të bijën e Karadhës (bashkëshorten e Muaviut, në luftërat e Muaviut). Por, me t'u kthyer nga lufta, ajo hipi në kafshën e vet, e cila e rrëzoi dhe e la të vdekur.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2877",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا مُعَاوِيَةُ بْنُ عَمْرٍو: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الأَنْصَارِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى ابْنَةِ مِلْحَانَ فَاتَّكَأَ عِنْدَهَا، ثُمَّ ضَحِكَ فَقَالَتْ: لِمَ تَضْحَكُ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: \"نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي يَرْكَبُونَ الْبَحْرَ الأَخْضَرَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، مَثَلُهُمْ مَثَلُ الْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ\". فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: \"اللَّهُمَّ اجْعَلْهَا مِنْهُمْ\". ثُمَّ عَادَ فَضَحِكَ، فَقَالَتْ لَهُ: مِثْلَ أَوْ مِمَّ ذَلِكَ فَقَالَ لَهَا مِثْلَ ذَلِكَ، فَقَالَتِ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: \"أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ، وَلَسْتِ مِنَ الآخِرِينَ\". قَالَ: قَالَ أَنَسٌ: فَتَزَوَّجَتْ عُبَادَةَ بْنَ الصَّامِتِ، فَرَكِبَتِ الْبَحْرَ مَعَ بِنْتِ قَرَظَةَ، فَلَمَّا قَفَلَتْ رَكِبَتْ دَابَّتَهَا فَوَقَصَتْ بِهَا، فَسَقَطَتْ عَنْهَا فَمَاتَتْ.",
    "albanian": "2877, 2878 - Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek e bija e Milhanit dhe u mbështet (për të dremitur), pastaj qeshi. Ajo e pyeti: “Përse po qesh, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “ (M'u shfaqën në ëndërr) disa persona nga umeti im, të cilët do të kalojnë nëpërmes këtij deti të gjelbër në rrugën e Allahut, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër, të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut duke thënë: “O Allah, bëje prej tyre!” (Kështu, fjeti sërish). Më tej, qeshi për së dyti, ndërsa ajo ia tha të njëjtat fjalë dhe ai ia ktheu të njëjtën përgjigje. Ajo i tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ti do të jesh prej të parëve, e jo prej të fundit.” Vërtet, ashtu ndodhi. Ajo u martua me Ubade ibn Samitin e ia mësyu detit me të bijën e Karadhës (bashkëshorten e Muaviut, në luftërat e Muaviut). Por, me t'u kthyer nga lufta, ajo hipi në kafshën e vet, e cila e rrëzoi dhe e la të vdekur.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2877.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2877.json"
  }
}