Sahihu i Buhariut — Hadithi 2881

Xhihadi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Thalebe ibn Ebu Maliku tregon: “Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpërndau ca pelerina ndër gratë e Medinës dhe, në fund, teproi një pelerinë e mirë. Disa që ishin të pranishëm i thanë: “O prijës i besimtarëve! Jepja bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, që është e martuar me ty”, - aludonin në Umu Kulthumin, të bijën e Aliut. Omeri u tha: “Umu Seliti është më meritore. Umu Seliti është ensare që i ka dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Omeri tha: “Ajo na furnizonte me ujë ditën e Uhudit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ : قَالَ ثَعْلَبَةُ بْنُ أَبِي مَالِكٍ: إِنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - قَسَمَ مُرُوطًا بَيْنَ نِسَاءٍ مِنْ نِسَاءِ الْمَدِينَةِ، فَبَقِيَ مِرْطٌ جَيِّدٌ فَقَالَ لَهُ بَعْضُ مَنْ عِنْدَهُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ! أَعْطِ هَذَا ابْنَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الَّتِي عِنْدَكَ. يُرِيدُونَ أُمَّ كُلْثُومٍ بِنْتَ عَلِيٍّ. فَقَالَ عُمَرُ: أُمُّ سَلِيطٍ أَحَقُّ. وَأُمُّ سَلِيطٍ مِنْ نِسَاءِ الأَنْصَارِ، مِمَّنْ بَايَعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. قَالَ عُمَرُ: فَإِنَّهَا كَانَتْ تَزْفِرُ لَنَا الْقِرَبَ يَوْمَ أُحُدٍ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: تَزْفِرُ: تَخِيطُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2881