{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2894",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2894",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2894",
  "text": "2894, 2895 - Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Hibani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Harami i ka rrëfyer se, një ditë Pejgamberi ﷺ u shtri për të pushuar në shtëpinë e saj dhe, papritmas, u zgjua nga gjumi duke qeshur, andaj ajo e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë po të bën të qeshësh?” Ai tha: “U habita me disa njerëz nga umeti im, të cilët do t'ia mësyjnë detit (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ti do të jesh prej tyre.” Pastaj fjeti dhe sërish u zgjua duke qeshur, sikurse herën e parë, dy-tri herë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.” Vërtet, ashtu ndodhi. Umu Harami u martua me Ubade ibn Samitin, i cili e mori me vete në luftë dhe, gjatë kthimit, i afruan një kafshë për të hipur. Kështu, ajo u rrëzua, e në atë rast e theu qafën.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2894",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ يَحْيَى بْنِ حَبَّانَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: حَدَّثَتْنِي أُمُّ حَرَامٍ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ يَوْمًا فِي بَيْتِهَا، فَاسْتَيْقَظَ وَهُوَ يَضْحَكُ، قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا يُضْحِكُكَ؟ قَالَ: \"عَجِبْتُ مِنْ قَوْمٍ مِنْ أُمَّتِي يَرْكَبُونَ الْبَحْرَ، كَالْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ\". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَقَالَ: \"أَنْتِ مَعَهُمْ\". ثُمَّ نَامَ، فَاسْتَيْقَظَ وَهُوَ يَضْحَكُ فَقَالَ مِثْلَ ذَلِكَ مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا. قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَيَقُولُ: \"أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ \" فَتَزَوَّجَ بِهَا عُبَادَةُ بْنُ الصَّامِتِ، فَخَرَجَ بِهَا إِلَى الْغَزْوِ، فَلَمَّا رَجَعَتْ قُرِّبَتْ دَابَّةٌ لِتَرْكَبَهَا، فَوَقَعَتْ فَانْدَقَّتْ عُنُقُهَا.",
    "albanian": "2894, 2895 - Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Hibani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Harami i ka rrëfyer se, një ditë Pejgamberi ﷺ u shtri për të pushuar në shtëpinë e saj dhe, papritmas, u zgjua nga gjumi duke qeshur, andaj ajo e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë po të bën të qeshësh?” Ai tha: “U habita me disa njerëz nga umeti im, të cilët do t'ia mësyjnë detit (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ti do të jesh prej tyre.” Pastaj fjeti dhe sërish u zgjua duke qeshur, sikurse herën e parë, dy-tri herë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.” Vërtet, ashtu ndodhi. Umu Harami u martua me Ubade ibn Samitin, i cili e mori me vete në luftë dhe, gjatë kthimit, i afruan një kafshë për të hipur. Kështu, ajo u rrëzua, e në atë rast e theu qafën."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2894.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2894.json"
  }
}