{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2898",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2898",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2898",
  "text": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ndesh me idhujtarët dhe luftuan. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye në tendën e vet, të gjithë të tjerët shkuan nëpër tendat e tyre. Në mesin e shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte gjë pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “Sot në mesin tonë nuk pati më trim se filani.” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Sa i përket atij, ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, ai iu vu pas dhe, sa herë që ai ndalej, ky ndalej me të, kur ai shpejtonte, ky i shkonte pas dhe rrëfen se ai u plagos rëndë, andaj e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks dhe u lëshua mbi të, e në atë rast e vrau veten.” Vëzhguesi në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” - “Përse, çfarë ndodhi?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Për atë burrin që pate përmendur më parë se është banor i Zjarrit, gjë e cila njerëzve u pati ardhur rëndë, unë pata thënë: “Do t'ju tregoj unë për të.” Andaj, iu vura pas dhe pashë se u plagos rëndë, por ai e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën e saj në gjoks e u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet ai është banor i Xhenetit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2898",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ الْتَقَى هُوَ وَالْمُشْرِكُونَ فَاقْتَتَلُوا، فَلَمَّا مَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى عَسْكَرِهِ، وَمَالَ الآخَرُونَ إِلَى عَسْكَرِهِمْ، وَفِي أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ رَجُلٌ لاَ يَدَعُ لَهُمْ شَاذَّةً وَلاَ فَاذَّةً إِلاَّ اتَّبَعَهَا يَضْرِبُهَا بِسَيْفِهِ، فَقَالَ: مَا أَجْزَأَ مِنَّا الْيَوْمَ أَحَدٌ كَمَا أَجْزَأَ فُلاَنٌ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَمَا إِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ\". فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: أَنَا صَاحِبُهُ. قَالَ: فَخَرَجَ مَعَهُ كُلَّمَا وَقَفَ وَقَفَ مَعَهُ، وَإِذَا أَسْرَعَ أَسْرَعَ مَعَهُ قَالَ: فَجُرِحَ الرَّجُلُ جُرْحًا شَدِيدًا، فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَوَضَعَ نَصْلَ سَيْفِهِ بِالأَرْضِ وَذُبَابَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، ثُمَّ تَحَامَلَ عَلَى سَيْفِهِ، فَقَتَلَ نَفْسَهُ، فَخَرَجَ الرَّجُلُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ. قَالَ: \"وَمَا ذَاكَ؟\" قَالَ: الرَّجُلُ الَّذِي ذَكَرْتَ آنِفًا أَنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، فَأَعْظَمَ النَّاسُ ذَلِكَ. فَقُلْتُ: أَنَا لَكُمْ بِهِ. فَخَرَجْتُ فِي طَلَبِهِ، ثُمَّ جُرِحَ جُرْحًا شَدِيدًا، فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَوَضَعَ نَصْلَ سَيْفِهِ فِي الأَرْضِ وَذُبَابَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، ثُمَّ تَحَامَلَ عَلَيْهِ، فَقَتَلَ نَفْسَهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عِنْدَ ذَلِكَ: \"إِنَّ الرَّجُلَ لَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ الْجَنَّةِ فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَإِنَّ الرَّجُلَ لَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ النَّارِ فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ\".",
    "albanian": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ndesh me idhujtarët dhe luftuan. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye në tendën e vet, të gjithë të tjerët shkuan nëpër tendat e tyre. Në mesin e shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte gjë pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “Sot në mesin tonë nuk pati më trim se filani.” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Sa i përket atij, ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, ai iu vu pas dhe, sa herë që ai ndalej, ky ndalej me të, kur ai shpejtonte, ky i shkonte pas dhe rrëfen se ai u plagos rëndë, andaj e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks dhe u lëshua mbi të, e në atë rast e vrau veten.” Vëzhguesi në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” - “Përse, çfarë ndodhi?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Për atë burrin që pate përmendur më parë se është banor i Zjarrit, gjë e cila njerëzve u pati ardhur rëndë, unë pata thënë: “Do t'ju tregoj unë për të.” Andaj, iu vura pas dhe pashë se u plagos rëndë, por ai e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën e saj në gjoks e u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet ai është banor i Xhenetit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2898.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2898.json"
  }
}