Sahihu i Buhariut — Hadithi 2903

Xhihadi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu thye helmeta në kokë, iu gjakos fytyra dhe iu thye njëri prej dhëmbëve prerës. Aliu endej për ta mbushur mburojën me ujë, ndërsa Fatimja e pastronte Pejgamberin ﷺ. Por, kur pa se gjaku ia tejkalonte sasisë së ujit, mori një fije të hasrës, e dogji e ia ngjiti Pejgamberit ﷺ në plagë dhe kështu u ndal gjaku.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلٍ قَالَ: لَمَّا كُسِرَتْ بَيْضَةُ النَّبِيِّ ﷺ عَلَى رَأْسِهِ وَأُدْمِيَ وَجْهُهُ، وَكُسِرَتْ رَبَاعِيَتُهُ، وَكَانَ عَلِيٌّ يَخْتَلِفُ بِالْمَاءِ فِي الْمِجَنِّ، وَكَانَتْ فَاطِمَةُ تَغْسِلُهُ، فَلَمَّا رَأَتِ الدَّمَ يَزِيدُ عَلَى الْمَاءِ كَثْرَةً عَمَدَتْ إِلَى حَصِيرٍ، فَأَحْرَقَتْهَا وَأَلْصَقَتْهَا عَلَى جُرْحِهِ، فَرَقَأَ الدَّمُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2903