{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2910",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2910",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2910",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një krahinë në drejtim të Nexhdit. Po ashtu, gjatë kthimit, ishte bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, me të arritur në një luginë që kishte pemë të shumta, u ndalën të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ u vendos gjetkë, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, në të cilën vari shpatën e tij. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na zgjoi duke na thirrur, ndërsa pranë tij ndodhej një beduin. Pejgamberi ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ia pashë në dorë të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Këtë të fundit e përmendi tri herë. Por, ai u ul, e Pejgamberi ﷺ nuk e dënoi fare.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2910",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي سِنَانُ بْنُ أَبِي سِنَانٍ الدُّؤَلِيُّ، وَأَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَ أَنَّهُ غَزَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قِبَلَ نَجْدٍ، فَلَمَّا قَفَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَفَلَ مَعَهُ، فَأَدْرَكَتْهُمُ الْقَائِلَةُ فِي وَادٍ كَثِيرِ الْعِضَاهِ، فَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَتَفَرَّقَ النَّاسُ يَسْتَظِلُّونَ بِالشَّجَرِ، فَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ تَحْتَ شَجَرَةٍ وَعَلَّقَ بِهَا سَيْفَهُ وَنِمْنَا نَوْمَةً، فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْعُونَا وَإِذَا عِنْدَهُ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: \"إِنَّ هَذَا اخْتَرَطَ عَلَىَّ سَيْفِي وَأَنَا نَائِمٌ، فَاسْتَيْقَظْتُ وَهُوَ فِي يَدِهِ صَلْتًا. فَقَالَ: مَنْ يَمْنَعُكَ مِنِّي؟ فَقُلْتُ: اللَّهُ\". ثَلاَثًا وَلَمْ يُعَاقِبْهُ وَجَلَسَ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një krahinë në drejtim të Nexhdit. Po ashtu, gjatë kthimit, ishte bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, me të arritur në një luginë që kishte pemë të shumta, u ndalën të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ u vendos gjetkë, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, në të cilën vari shpatën e tij. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na zgjoi duke na thirrur, ndërsa pranë tij ndodhej një beduin. Pejgamberi ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ia pashë në dorë të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Këtë të fundit e përmendi tri herë. Por, ai u ul, e Pejgamberi ﷺ nuk e dënoi fare."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2910.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2910.json"
  }
}