{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2914",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2914",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2914",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katade Ensariut, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në rrugë për Mekë, por ai së bashku me disa shokë të tjerë, të cilët ishin në ihram, përveç Ebu Katades, u ndalën më mbrapa. Aty vërejti një zebër, së cilës iu vu pas me kalë. U kërkoi shokëve të vet t'ia afronin kamxhikun (që i kishte rënë), por ata refuzuan. Ua kërkoi edhe shtizën, por ata refuzuan t'ia japin. Kështu, u detyrua t'i marrë vetë dhe iu vërsul zebrës derisa e vrau. Disa shokë, që ishin të pranishëm, hëngrën nga mishi i zebrës, ndërsa disa refuzuan. Kur e arritën të Dërguarin e Allahut ﷺ, e pyetën rreth kësaj, e në atë rast ai u tha: “Ky ka qenë ushqim me të cilën ju ka furnizuar Allahu.” Zejd ibn Eslemi transmeton nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katadja, në lidhje me zebrën, sikurse në hadithin e Ebu Nadrit, se (Pejgamberi ﷺ i kishte pyetur): “Ju ka mbetur prej tij ndonjë copë mishi?”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2914",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ عَنْ نَافِعٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ الأَنْصَارِيِّ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ - رضى الله عنه - أَنَّهُ كَانَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ حَتَّى إِذَا كَانَ بِبَعْضِ طَرِيقِ مَكَّةَ تَخَلَّفَ مَعَ أَصْحَابٍ لَهُ مُحْرِمِينَ وَهُوَ غَيْرُ مُحْرِمٍ، فَرَأَى حِمَارًا وَحْشِيًّا فَاسْتَوَى عَلَى فَرَسِهِ، فَسَأَلَ أَصْحَابَهُ أَنْ يُنَاوِلُوهُ سَوْطَهُ فَأَبَوْا، فَسَأَلَهُمْ رُمْحَهُ فَأَبَوْا، فَأَخَذَهُ ثُمَّ شَدَّ عَلَى الْحِمَارِ فَقَتَلَهُ، فَأَكَلَ مِنْهُ بَعْضُ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ، وَأَبَى بَعْضٌ، فَلَمَّا أَدْرَكُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ سَأَلُوهُ عَنْ ذَلِكَ قَالَ: \"إِنَّمَا هِيَ طُعْمَةٌ أَطْعَمَكُمُوهَا اللَّهُ\". وَعَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ فِي الْحِمَارِ الْوَحْشِيِّ مِثْلُ حَدِيثِ أَبِي النَّضْرِ قَالَ: \"هَلْ مَعَكُمْ مِنْ لَحْمِهِ شَىْءٌ؟\"",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katade Ensariut, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në rrugë për Mekë, por ai së bashku me disa shokë të tjerë, të cilët ishin në ihram, përveç Ebu Katades, u ndalën më mbrapa. Aty vërejti një zebër, së cilës iu vu pas me kalë. U kërkoi shokëve të vet t'ia afronin kamxhikun (që i kishte rënë), por ata refuzuan. Ua kërkoi edhe shtizën, por ata refuzuan t'ia japin. Kështu, u detyrua t'i marrë vetë dhe iu vërsul zebrës derisa e vrau. Disa shokë, që ishin të pranishëm, hëngrën nga mishi i zebrës, ndërsa disa refuzuan. Kur e arritën të Dërguarin e Allahut ﷺ, e pyetën rreth kësaj, e në atë rast ai u tha: “Ky ka qenë ushqim me të cilën ju ka furnizuar Allahu.” Zejd ibn Eslemi transmeton nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katadja, në lidhje me zebrën, sikurse në hadithin e Ebu Nadrit, se (Pejgamberi ﷺ i kishte pyetur): “Ju ka mbetur prej tij ndonjë copë mishi?”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2914.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2914.json"
  }
}