Sahihu i Buhariut — Hadithi 293

Gusli · Transmetuesi: Ubej ibn Kab Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hisham ibn Urve, e këtij i ka rrëfyer babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ebu Ejubi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut? Çfarë duhet të veprojë nëse dikush bën marrëdhënie me gruan e vet, por nuk ejakulon?” Ai tha: “E pastron pjesën që është përlyer prej lëngut të femrës, pastaj merr abdes dhe falet.” Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Të marrë gusël është më e sigurt, sepse kjo është dispozita përfundimtare në këtë temë. Ndërkaq, hadithin paraprak e përmendëm për shkak të mendimeve të ndryshme që kanë ekzistuar në këtë çështje (nëse obligohet gusli kur dikush bën marrëdhënie intime pa ejakuluar).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو أَيُّوبَ قَالَ: أَخْبَرَنِي أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ أَنَّهُ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِذَا جَامَعَ الرَّجُلُ الْمَرْأَةَ فَلَمْ يُنْزِلْ؟ قَالَ: "يَغْسِلُ مَا مَسَّ الْمَرْأَةَ مِنْهُ، ثُمَّ يَتَوَضَّأُ وَيُصَلِّي". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: الْغَسْلُ أَحْوَطُ، وَذَاكَ الآخِرُ، وَإِنَّمَا بَيَّنَّا لاِخْتِلاَفِهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/293