Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ falej në hijen e Qabesë, Ebu Xhehli dhe një grup njerëzish nga kurejshët folën mes vete dhe therën një deve në periferi të Mekës, zorrët e së cilës i çuan e ia hodhën sipër Pejgamberit ﷺ. Fatimja vajti dhe ia largoi nga shpina. Pasi e ngriti kokën, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, shkatërroji këta kurejshë. O Allah, shkatërroji këta kurejshë. O Allah, shkatërroji këta kurejshë! ”, - duke synuar: Ebu Xhehl ibn Hishamin, Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin dhe Ukbe ibn Ebu Muajtin. Abdullahu ka thënë: “Të gjithë këta i kam parë të vrarë në Pusin e Bedrit.” Ebu Is'haku ka thënë: “Të shtatin e kam harruar. Jusuf ibn Is'haku transmeton nga Ebu Is'haku (se ka thënë): “Umeje ibn Halefi.” Shuëbe ka thënë: “Umeje ose Ubej, por më e saktë është: Umeje.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَعْفَرُ بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ، فَقَالَ أَبُو جَهْلٍ وَنَاسٌ مِنْ قُرَيْشٍ، وَنُحِرَتْ جَزُورٌ بِنَاحِيَةِ مَكَّةَ، فَأَرْسَلُوا فَجَاءُوا مِنْ سَلاَهَا، وَطَرَحُوهُ عَلَيْهِ، فَجَاءَتْ فَاطِمَةُ فَأَلْقَتْهُ عَنْهُ، فَقَالَ: "اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ، اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ، اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ:". لأَبِي جَهْلِ بْنِ هِشَامٍ، وَعُتْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَشَيْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَالْوَلِيدِ بْنِ عُتْبَةَ، وَأُبَىِّ بْنِ خَلَفٍ، وَعُقْبَةَ بْنِ أَبِي مُعَيْطٍ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَلَقَدْ رَأَيْتُهُمْ فِي قَلِيبِ بَدْرٍ قَتْلَى. قَالَ أَبُو إِسْحَاقَ: وَنَسِيتُ السَّابِعَ. وَقَالَ يُوسُفُ بْنُ إِسْحَاقَ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ: أُمَيَّةُ بْنُ خَلَفٍ. وَقَالَ شُعْبَةُ: أُمَيَّةُ أَوْ أُبَىٌّ. وَالصَّحِيحُ أُمَيَّةُ.