Sahihu i Buhariut — Hadithi 2935

Xhihadi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se hebrenjtë erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejke (vdekja qoftë mbi ty)!”, andaj Aishja i mallkoi. Pejgamberi ﷺ iu drejtua asaj: “Çfarë ke?” Ajo i tha: “A nuk i dëgjove çfarë thanë?” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Po ti, a nuk dëgjove çfarë thashë? (U thashë:) Edhe mbi ju! ”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ الْيَهُودَ دَخَلُوا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالُوا: السَّامُ عَلَيْكَ. فَلَعَنْتُهُمْ. فَقَالَ: "مَا لَكِ؟" قُلْتُ: أَوَلَمْ تَسْمَعْ مَا قَالُوا؟ قَالَ: "فَلَمْ تَسْمَعِي مَا قُلْتُ؟ وَعَلَيْكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2935